E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i gjobave, në duart e Kushtetueses

Vendimi final për ligjin e shumëpërfolur të gjobave tashmë është në duart e Gjykatës Kushtetuese. Kalvari i gjatë i miratimit të këtij ligji po i afrohet një fundi. Për mirë apo për keq, çështja ka përfunduar në dyert e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të japë verdiktin final mbi ligjin e shumëkundërshtuar nga shoqatat e biznesit dhe të investitorëve të huaj që operojnë në Shqipëri, por që, sipas qeverisë, është më se i domosdoshëm për të luftuar informalitetin e lartë në vend. Me gjithë kundërshtimet e ashpra të biznesit dhe ato të opozitës, deputetët e mazhorancës vendosën veton në Parlament, duke ligjëruar projektin e qeverisë, që parashikonte parapagimin 15 për qind të shumës së gjobës nga biznesi, pa pasur mundësi paraprake për ankimimin e saj në gjykatë. Pasi dështoi të bindte qeverinë, e veçanërisht Kryeministrin Berisha, të mos e miratonte këtë ligj, biznesi i është drejtuar së fundmi organit më të lartë të drejtësisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›