Komplot për vrasjen e karikaturistit të profetit
Në Danimarkë janë arrestuar disa persona nën akuzat për komplot për vrasjen e një prej karikaturistëve, vizatimet e të cilëve shkaktuan një tërmet të vërtetë në vitin 2006 në botën islame. Gazeta ku u botuan fillimisht pikturat e Profetit Muhamed, raportin se të arrestuarit kishin planifikuar të vrisnin 73-vjeçarin Kurt Uestergaard, një prej 12 karikaturistëve që qëndrojnë pas vizatimeve. Ndërkohë, drejtues të Komunitetit Mysliman në Danimarkë e kanë distancuar veten nga këto kërcënime. Karikaturat shkaktuan fyerje mes myslimanëve dhe të paktën 50 persona gjetën vdekjen në protestat që mbërthyen Lindjen e Mesme dhe Azinë. Në këto protesta ishin sulmuar edhe ambasadat daneze. Ndërkohë, disa të rinj janë dënuar në Danimarkë nën akuzat se kishin planifikuar sulme me bomba, gjithnjë në shenjë proteste kundër karikaturave.