Si ta "ndizni" Valentinin e shenjtë
Sot është Shën Valentini. Dita e të dashuruarve
e shoqëruar me trëndafila, çokollata,
puthje dhe net të paharrueshme. Pikërisht
kjo ditë meriton edhe vëmendjen maksimale
për të gjithë ata që nuk janë vetëm. Ja disa
këshilla të thjeshta për të ndezur dëshirën seksuale
në mbrëmje për të bërë që gjithçka të përfundojë
në mënyrë perfekte
Angjinaret
Ashtu si vera janë shumë të mira për femrat
nëse meshkujt i konsumojnë ato, sipas një thënie
të vjetër franceze. Nuk është surprizë se vendi që ka
shpikur shampanjën ka idenë se ky ushqim mund
t‘i japë një shije të ëmbël dashurisë. Deri kohët e
fundit, ata e kishin traditë që nuseve tu jepeshin
angjinare në prag të dasmës, si shenjë pjellorie.
Angjinaret konsideroheshin si ushqime afrodiziake
që në kohët e vjetra. Ja disa prej tyre: Farat e kungullit,
së bashku me arrat dhe bajamet janë shumë të
pasura me aminoacide që rrisin ndjeshëm fluksin
e gjakut në organet gjenitale, duke i bërë ato të
veprojnë si një lloj "Viagre" natyrale. `
Midhjet
Mes ushqimeve afrodiziake, midhjet janë pa
diskutim më të preferuarat. Duke ngrënë 6 të
tilla, në organizëm formohen 43 miligramë zink,
një mineral që luan një rol kryesor në pjekjen
seksuale, si dhe në prodhimin e testosteronit,
një hormon që rrit dëshirën për të bërë seks, si të
meshkujve ashtu edhe të femrave. Veç të tjerash,
këto prodhime kanë një sasi të lartë dopamine, një
neurotransmetues i rëndësishëm për prodhimin e
endofinës, substanca rregullatore e kënaqësisë.
Çokollata
Përmban phenethylamine në sasi të mëdha,
një përbërës ushqimor që rregullon humorin. Ky
përbërës kimik është njëkohësisht ai që prodhohet
në trurin tonë kur biem në dashuri. Studiuesit
shprehen se sasia e endofinës, që prodhohet nga
ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë
seksuale.
Aroma e ushqimeve
Aroma e këndshme e ushqimeve është një tjetër
veti e ushqimeve që i bën meshkujt t‘u shtohet
dëshira për seks. Studiuesit kanë matur efektin
që aroma e një ushqimi shkakton në rrjedhjen e
gjakut në organin gjenital mashkullor dhe panë
se ndikimi i saj ishte më i madh ndaj kanellës, vaniljes,
kokoshkave dhe luleshtrydheve. Çdo pjatë
mund të bëhet erotike nëse shijohet me shumë
kënaqësi. Ne të gjithë dëshirojmë, që hormonet
tona seksuale të na ndihmojnë të kalojmë thuajse
çdo ditë net të këndshme dhe kjo mund të arrihet
nëse një pjatë me bazë ushqimesh afrodiziake
mund të shijohet në një ambient me pak dritë dhe
muzikë të lehtë në sfond.
Vera
Është një tjetër ushqim që ndikon ndjeshëm
në rritjen e dëshirës për të bërë seks. Megjithatë,
kujdes nga ekzagjerimet. Sipas specialistëve, shumë
verë redukton impulsin seksual të meshkujve,
ndërsa shton dëshirën për seks te femrat, por ul
mundësinë për t‘u kënaqur.
Ilaçet
Kanë kaluar ekzaktësisht 10 vjet që nga hyrja e
Viagrës. E meqenëse ishte ilaçi i parë që mund të
merrej përmes gojës për të rregulluar problemet
me impotencën seksuale, u bë shumë shpejt një
nga barnat me suksesin më të madh në historinë
botërore të farmaceutikës, duke kaluar në shitje
edhe "Prozac"-un antidepresantin, që është edhen
një nga ilaçet më të shitura në botë. Suksesi i saj
lidhej ngushtë me faktin se ajo tregonte se problemet
me seksin ishin më tepër problem i trurit. Kur
stresi apo tensione të tjera, mund të ulin dëshirën
seksuale të meshkujve, e gjithë kjo lidhet ngushtë
me një shkak fizik, kryesisht me bllokimin e enëve
të gjakut. "Enët e gjakut në penis janë më të voglat
se në të gjithë trupin dhe një çrregullim seksual
mund të jetë shenja e parë e fillimit të sëmundjes
së arteriosklerozës, që është gjithashtu një faktor
rreziku për sëmundjet e zemrës dhe atakeve", shpjegojnë
ekspertët. Çdokush që vuan nga disfunksioni
eretil, mund të nisë të bëjë kontrollin për
diabetin, obezitetin, tensionin e lartë të gjakut apo
kolesterolin në gjak. Pikërisht impotenca mund të
shërbejë për të parë praninë e këtyre sëmundjeve
në trup. Ndërkohë, medikamente të tilla si "Viagra"
mund të përdoren për të përmirësuar fluksin
e gjakut në organet gjenitale e njëkohësisht edhe
funksionin eretil. Një në shtatë meshkuj nuk kanë
asnjë përmirësim pas pirjes së Viagrës, ndërsa te
të tjerët shfaqen efekte anësore. Një tjerët medikament
që sapo ka nisur të fitojë terren në treg është
edhe "Cialis" ku efekti shihet brenda më pak se 24
orësh. Pas pirjes së kësaj pilule, meshkujt që vuajnë
nga disfunksioni eretil (impotenca) mund të bëjnë
seks në mbrëmje dhe në mëngjes. Studimet e shumta
kanë treguar se pjesa më madhe e meshkujve
preferojnë të përdorin "Cilais" në vend të Viagrës,
sepse me të arrijë të kenë një ereksion më të mirë.
Megjithatë, mjekët këshillojnë që ky lloj ilaçi nuk
duhet marrë kurrë pa këshillën e mjekut.
Hormonet
Testosteroni është hormoni kryesor për kënaqësinë
seksuale të dy sekseve dhe gjendet në treg
në formën e pilulave dhe tabletave. Por në shumë
vende të botës ato mund të përdoren vetëm nga
burrat me moshë mbi të 60-at që vuajnë nga
hypogonadism (niveli shumë i ulët i testosteronit).
Edhe për femrat testosteroni "ekuivalenti femëror i
viagrës" gjendet në pako dhe sprey, por përdorimi i
tyre për të rregulluar problemin që femrat kanë me
seksin është shumë kontradiktor. Kështu "British
Society for Sexual Medicine" nuk e rekomandon
testosteronin nga gratë nëse ato nuk kanë probleme
me nivelin e ulët të tij në gjak.
"Impulsi i ulët seksual i femrave është shumë
herë më kompleks se te meshkujt që nuk arrijnë
ereksionin", tregojnë ata duke paralajmëruar
njëkohësisht daljen e qimeve në fytyrë si një nga
efektet anësore më të shpeshta. Sigurisht, një
mënyrë jo e mirë kjo nëse doni të keni një look
perfekt për Shën Valentinin. Një tjetër hormon i
rëndësishëm është edhe estrogjeni, pasi vetëm
bashkërendimi midis estrogjenit dhe testosteronit
mund të krijojë balancë me anë të së cilës meshkujt
kthehen në burra të vërtetë. Meshkujt kanë 30 piktogram
estrogjen në një mililitër gjak, e cila është
rreth një e treta e sasisë që prodhohet te trupi i
femrave. Pra, prej tij varet pjellshmëria e farës së
mashkullit. Përveç kësaj, estrogjeni luan një rol të
rëndësishëm edhe në sistemin e qarkullimit në
zemër. Ndërkohë që testosteroni stimulon përfytyrimet
dhe dëshirën seksuale, hormoni estrogjen
të jep fuqi gjatë bërjes së aktit. Meshkujt që kanë
një sasi tejet të lartë të estrogjenit kanë në mënyrë
të pandërprerë dëshirë për të bërë seks. Terapia e
estrogjenit për meshkuj gjendet akoma në fazat e
para. Ndërkohë që në treg kanë dalë në shitje tableta
estrogjeni. Disa lëndë që janë tepër të afërta
me estrogjenin mund të merren në natyrë nga:
misri, karotat, mollët, fasulja, soja, rrepa.
Konsultimi
Medikamentet janë kryesisht përgjigjja e plotë
për problemet seksuale, megjithatë gjysma e
burrave që nisin
Viagrën apo Cialis nuk vazhdojnë t‘i përdorin
ato për shumë vite. Por sipas andrologëve nuk janë
vetëm ilaçet ato që mund të zgjidhin problemet në
çift. Një rol të rëndësishëm luan edhe konsultimi.
Hapi i parë është përballimi i problemit. Sot seksologët
dhe njerëz të tjerë ekspertë në këtë fushë
mund t‘i ndihmojë njerëzit të shprehen hapur dhe
të tregojnë pa druajtje problemet e tyre në krevat.
Lidhja trup-mendje
Thuhet se truri është ai që ka rolin më të madh
në një marrëdhënie seksuale. Nëse ndiheni mirë
dhe të qetë shpirtërisht dhe mendërisht, jeni më
të prirur për një seks të "shëndoshë" dhe e kundërta.
Për shembull ereksioni te meshkujt është i
lidhur krejtësisht me gjendjen e tij psikologjike. Te
meshkujt, zakonisht dëshira për të bërë seks ulet
në rast të një mërzitjeje apo depresioni, ndërse
tek gratë kombinimi i mënyrës së jetesës me ndryshimet
fizike si për shembull lindja e fëmijëve
dhe nisja e një periudhe të re në gjirin e familjes.
Por edhe për këtë zgjidhja nuk mungon: shumë
ushtime fizike, aspak stres, muzikë dhe një punë
e këndshme.