Konferencë për shtyp e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

26 tetor, 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në përfundim të dy vizitave zyrtare në Bruksel dhe takimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Shefer, Presidentin e Komisionit Europian, z. Barroso dhe Komisionerin për Zgjerimin, z. Ren, dha një konferencë për shtyp, e cila vijon e plotë si më poshtë:
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Përshëndetje të nderuar përfaqësues të medias! Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu përpara jush sot, në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, për institucionet e saj, për qeverinë shqiptare. Jam këtu për të komunikuar me ju rezultatet e dy vizitave të rëndësishme që unë kam zhvilluar në Bruksel: së pari në Selinë e NATO-s, ku pata një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer dhe disa ditë më vonë një vizitë e cila u konkludua dje me dy takime shumë të rëndësishme, me Presidentin e KE-së, z. Barroso dhe me Komisionerin për Zgjerimin, z. Ren. Kanë qenë dy vizita, të cilat unë i konsideroj mjaft të suksesshme. Së pari do të thoja se ka një perceptim tjetër për Shqipërinë. Ajo sot ndodhet më shumë se kurrë afër integrimit në Aleancën e Atlantikut, gjë që shikohet jo vetëm nga komunikimi i drejtpërdrejtë me shefin e Selisë së NATO-s, por edhe gjatë një komunikimi, në një drekë pune, që unë pata me 22 ambasadorë të vendeve të kësaj organizate. Ka qenë një komunikim mjaft i lirshëm për të gjitha problemet. Shikohet qartë që Shqipëria ka bërë progres, shikohet qartë që ka një aspiratë të thellë jo vetëm të institucioneve shqiptare, por nga sondazhet 94% e shqiptarëve japin përkrahjen e tyre për integrimin e Shqipërisë në NATO. Janë dhënë mesazhe shumë të forta lidhur me faktin se Shqipëria luan dhe duhet të luajë edhe në të ardhmen rolin e saj si faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe moderacioni në rajonin ballkanik. Edhe gjatë takimeve në NATO, por edhe atyre në Bashkimin Europian është dhënë një përkrahje e gjerë dhe e fortë për reformat.
Dje, fillimisht me z. Barroso, kemi diskutuar për progresin e arritur nga Shqipëria. E kam informuar z. Barroso për klimën politike në Shqipëri, e vura në dijeni për përpjekjet e Presidentit të Republikës që të ekuilibrojë klimën politike, të ulë në tryezën institucionale të gjithë krerët e partive politike parlamentare në funksion të reformave madhore që duhet të përballojë politika dhe vendi. Së pari është reforma në fushën e drejtësisë, është reforma elektorale, janë reformat në rrafshin ekonomik, janë reformat për të thelluar qoftë në linjë institucionale, qoftë në linjën e komunikimit të drejtëpërdrejtë me publikun, të strategjisë në luftën kundër korrupsionit, të krimit të organizuar.
Folëm gjatë për çështjen e Kosovës. Diskutimi u fokusua tek Kosova në sensin që Shqipëria ka mbajtur një pozicion të lavdërueshëm, mjaft të kujdesshëm për vetë delikatesën e çështjes, sikurse thashë ka qenë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon, duke zhvilluar marrëdhënie bilaterale me të gjitha vendet e rajonit dhe, sigurisht, duke harmonizuar axhendën e saj me atë ndërkombëtare në funksion të Kosovës. Ju e dini që bisedimet që po zhvillohen kanë pak shans që të përfundojnë me një sukses. Nga kjo pikëpamje, në këtë klimë, unë i demostrova z. Barroso pozicionin e Shqipërisë, të institucioneve të saj, që nëse nuk do të ketë sukses në përfundim të periudhës 120 ditore, Shqipëria do t’i referohet Planit të Presidentit Ahtisari, i cili në krye të një ekipi për një kohë të gjatë e me mjaft profesionalizëm ka realizuar një plan, i cili duhet të pranohet nga të gjithë.Unë i demostrova z. Barroso pozicionin e qartë të Shqipërisë që, marrja e statusit të pavarësisë së Kosovës do të kthente në mënyrë definitive paqen dhe stabilitetin në rajon dhe do të bënte që Serbia të çlirohej psikologjikisht nga retorikat e luftës, nga retorikat e mospajtimit me politikat e paqes dhe t’i kthehet, sikurse të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, aspiratës për t’u integruar politikisht në Bashkimin Europian.
Z. Barroso e bëri të qartë se rruga që po ndjek politika institucionale e Shqipërisë është një rrugë e drejtë, korrekte, vlerësoi rolin moderator në klimën politike të Institucionit të Presidentit, inkurajoi për thellimin e reformave, në mënyrë të veçantë për përshpejtimin e ritmeve në realizmin e reformës së thellë në drejtësi. Natyrisht, z. Barroso dha inkurajimet e veta që reforma elektorale të jetë e lidhur ngushtë me regjistrimin e popullsisë, me kartat e identitetit që janë detyrime, të cilat patjetër duhet të realizohen pëpara zgjedhjeve politike të vitit 2009-të.
Pata një takim mjaft të rëndësishëm me Komisionerin për Zgjerim të BE, z. Oli Ren, takim i cili u përqëndrua në terma më teknikë. Kuptohet që z. Ren ishte në të njëjtën linjë me z. Barroso për të gjitha çështjet. Biseda u përqëndrua tek vazhdimi i luftës dhe progresit ndaj krimit të organizuar, ndaj korrupsionit. Kuptohet që të gjitha finalizohen me dhënien e drejtësisë dhe mund t’ju them që kishte edhe preokupacion që reformat në drejtësi të jenë konkrete. Unë i premtova zotërinjve në Bruksel që reforma në drejtësi është e domosdoshme, është në momentin e duhur. Reforma në drejtësi së pari kërkon shprehjen e vullnetit politik, së dyti kërkon patjetër një pjesëmarrje të të gjitha forcave politike, reforma në mënyrë absolute nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, duhet të jenë të gjitha palët që të veprojnë. Tashmë kemi një moment konkret, tryeza e krerëve të partive politike parlamentare ka ngritur një komision, është përcaktuar kryetari i këtij komisioni, tashmë është në axhendën parlamentare dhe shpresojmë që sa më shpejt të jetë e mundur, ky komision të fillojë nga puna për të harmonizuar shumë qartë aspektet politike, juridike dhe besoj me suportin e ekspertëve që vijnë nga të gjitha institucionet që lidhen me drejtësinë.
Unë vlerësova misionin EURALIUS, që është një mision i BE-së në Shqipëri, i cili ka dhënë ekspertizë në fushën e drejtësisë dhe shpreha besimin që do të ketë një mandat të ri të këtij misioni, i cili do të japë ekspertizën e vet pikërisht në këtë proces të rëndësishëm dhe delikat të reformës në drejtësi. Ishte një klimë mirëkuptimi e plotë dhe kuptohet që, imazhi i Shqipërisë, ju siguroj që ka një progres të dukshëm në institucionet euroatlantike. Kjo nuk po demostrohet vetëm nga pala shqiptare. Kjo tashmë po demostrohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga përfaqësuesit në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Kam pasur dhe një komunikim të drejtëpërdrejtë edhe natyrisht të gjatë me përfaqësues të diasporës shqiptare në Bruksel. Them me përfaqësues pasi atje ka mjaft familje shqiptare që konsiderohen të gjeneracioneve të ndryshme të emigracionit, që ka filluar para lufte, vijoi mbas lufte, por edhe gjeneracioni i ri i emigracionit. Kanë një maturi të admirueshme dhe kërkojnë që të bëhen faktorë të përshpejtimit të ritmeve të integrimit, meqënëse ndodhen pikërisht në kryeqytetin administrativ dhe politik të Europës. Nga kjo pikëpamje, unë e konsideroj të arsyeshëm këtë cilësim që vjen nga ata në mënyrë që shteti shqiptar, institucionet shqiptare, diplomacia shqiptare dhe gjithë institucionet e artit dhe të kulturës mund ta bëjnë shumë dinamik përfaqësimin e politikës dhe të artit në Bruksel në bashkëpunim me diasporën. Shumica prej tyre sot janë të integruar në institucionet dhe administratën e Brukselit, ç’ka është një shans më shumë për të bashkëvepruar me forcat tona dhe me motivacionin tonë që sa më shpejt të jetë e mundur ne të bëhemi të besueshëm për t’u futur në strukturat e Bashkimit Europian.
Top-Channel : Z. President, dy pyetje për Ju. Në fjalën tuaj, Ju iu referuat tryezës së krerëve të partive politike parlamentare për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, që duket se është e pamjaftueshme bashkë me vendimin e Konferencës së Kryetarëve për të ngritur Komisionin për Drejtësinë, pasi hapja e çështjes “Sollaku”, shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm e ka bërë opozitën të mos marrë pjesë në këtë komision dhe kryetari i PS-së, Edi Rama ka lënë të kuptohet se, nëse z. Sollaku do të shkarkohet me një nismë që ai e ka quajtuar antikushtetuese, opozita do të qëndrojë edhe larg reformës në drejtësi. Çfarë do të bëni ju në këtë moment? Dhe pyetja e dytë, që lidhet me këtë, a besoni se keni ende kredenciale të forta tek opozita, pasi njëri nga eksponentët e saj, z. Ben Blushi ka deklaruar dje në Parlament se ju e keni blerë postin e Presidentit me para në dorë? Falemnderit!
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Faleminderit për pyetjen! Së pari, unë mendoj që çështja e reformave, sidomos në fushën e drejtësisë, nuk është një çështje e ngjarjeve të momentit, apo e ndonjë emocioni të caktuar politik. Qoftë mazhoranca, qoftë opozita janë dhe duhet të jenë të motivuara për një çështje kaq të rëndësishme që nuk ka të bëjë me interesa individuale. Këto janë interesa kombëtare, i intereson çdo force politike, çdo koalicioni që të jetë prezent në këtë kohë në reformën për drejtësinë, sepse, mbi të gjitha, janë nevojat jetike, interesat e shoqërisë shqiptare dhe së dyti janë kërkesë që nga bashkësia ndërkombëtare vijnë qoftë për mazhorancën, qoftë për opozitën. Unë edhe në vizitën time të parë në NATO isha i shoqëruar nga përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës, përkatësisht me z. Beja dhe z. Bufi, dje isha i shoqëruar nga z. Meta, Kryetar i Komisionit të Integrimit. Detyrat janë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Unë sot flas me titullin dhe pozicionin e Presidentit të Republikës, i cili do të vazhdojë të insistojë për ekuilibrimin e klimës politike. Ndërmarrja e reformave nuk duhet të lidhet në mënyrën më absolute me emrat konkretë. Në rast se jemi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, presupozohet që do të konsolidojmë ligjet dhe brenda ligjeve janë të gjitha detyrimet edhe për individë të veçantë. Pra, unë nuk mendoj që një element i veçantë do të dipendojë një proces tek i cili janë angazhuar të gjithë. Unë besoj që motivimi i opozitës është një motivim i fortë, nuk ka qenë një angazhim spontan për t’iu bashkuar tryezës për reformën në drejtësi. Ata janë të bindur, sikurse unë, sikurse të gjithë, sikurse dhe faktori ndërkombëtar që sfida e integrimit duhet të përballohet me reformën në drejtësi.
Sa i përket pyetjes së dytë, do ju ftoja të merreshim me gjëra serioze. Këtu i referohem asaj deklarate. Mund t’ju them që elementi i parë, që për arsye modestie unë nuk e thashë, ishte që qoftë nga z. Shefer, qoftë nga z. Barroso, qoftë nga z. Ren, por, ju e dini mirë, nga Departamenti amerikan i Shtetit, por edhe nga qindra telegrame që kanë ardhur nga kryetarë shtetesh, elementi i parë për të cilin përgëzohet Shqipëria dhe politika e saj është zgjedhja kushtetuese e Presidentit të Republikës, e cila përveç të tjerave nuk pati nevojë as për ndërmjetësim ndërkombëtar.
Do të doja që, pa e zgjatur shumë me këtë element, ky personazh, i cili herë pas here merr pozicione komike, duhet të kujtohet që Presidenti i Republikës është njeriu që garanton jo vetëm ekuilibrat politikë, por garanton edhe zbatimin e ligjit. Pra, më shumë se kushdo tjetër jam unë i motivuar. Këtë duhet ta dijë, por ndoshta dhe nuk e di, sepse jo çdo person që merret me ligjin merr vesh nga ligji, pra ky zotëri ka konsumuar elementë që i referohen Kodit Penal dhe që kanë të bëjnë me shpifjen ndaj institucionit të Presidentit. Po t’i referohemi nenit 42, neni 1 Kushtetutës do ta gjeni fare mirë se çfarë pasojash ka një personazh, qoftë ky edhe i veshur me imunitet, kur bën shpifje ndaj institucionit të Presidentit. Unë edhe në këtë rast dua ta demostroj, jo vetëm nga e drejta që ka Presidenti për të falur, por edhe në marrëdhënie njerëzore, është element që falet, kalon. Por ju siguroj që, në një rast të përsëritur, Presidenti nuk do të merret, do të merret drejtësia dhe çdo personazh, që cënon autoritetin dhe figurën e Institucionit të Presidentit, duhet të përballet me drejtësinë. Ky është funksion i qartë, që cilido personazh, qoftë ky politik, midis tyre mund të merren si të duan në Parlament, problemi është tek autoriteti i institucionit. Mund t’ju them, pa e zgjatur shumë, që ky personazh po jeton me dramën e dështimit të tij. Në një moment të caktuar në politikë, në Parlament kemi patur pozicione ekuivalente, si kryetarë grupesh. Në një moment njëri hipën në pozicionin më të lartë të shtetit, tjetri përfundon në një person anonim që nuk ka asnjë lloj përfaqësimi. Do ju them për ta argumentuar. Në kohën kur disktuhej për mundësinë e zgjedhjes së Presidentit nga populli, i kam thënë këtij zotërie: “përse nuk pranoni për të eleminuar krizën dhe zgjedhjet e parakohshme që zgjedhja e Presidentit të bëhet direkt nga populli?”. E dini cila ishte përgjigja? “E di unë”, - më tha, - “që ti fiton më shumë se 80%”. Përfytyroni një dopio personalitet, një krizë identiteti dhe unë besoj se folëm gjatë mbi këtë problem. Për ta përmbyllur dhe për të vazhduar me elementë të tjerë: Presidenti ka axhendën e ngjeshur euroatlantike, pas dy vizitave të rëndësishme, të parat për një President në detyrë në NATO dhe në BE, unë kam gati edhe axhendën për turin ballkanik. Do të shkoj në Maqedoni, Greqi dhe Kroaci, e më pas me radhë në të gjitha vendet e Ballkanit. Në momentin më të përshtatshëm për t’i kontribuar klimës dhe asaj që ne aspirojmë dhe presim të gjithë, fitimin e statustit të pavarësisë së Kosovës do të bëjmë një vizitë atje. Natyrisht nuk kam kohë të merrem me gjëra, që drejtësia, sigurisht, do të ketë kohë dhe detyrim të merret me shpifje të këtij karakteri.
Zëri i Amerikës: Meqënëse filluam me dy pyetje më lejoni dhe mua t’Ju drejtoj dy pyetje, por në të njëjtën temë. Është krijuar përshtypja se Ju mezi po prisni që të vijnë konkluzionet e komisionit, që do të drejtojë z. Xhaferri, për të firmosur shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. A prisni Ju surpriza nga puna e këtij komisioni, a i qëndroni kritikave që këni shprehur edhe më parë për z. Sollaku edhe, nëse do të firmosni shkarkimin e tij, a mund të na tregoni nëse keni gati disa kandidatura për Prokruror të ri të Përgjithshëm? Ju falemderit!
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Falemnderit për pyetjen! Ju siguroj që jam shumë koshient për ndarjen e pushteteve në Shqipëri dhe mjaft i kujdesshëm, sidomos në këtë moment, kur dua t’i kontribuoj sa më shumë ekuilibrimit të jetës politike dhe heqjes së çdo lloj paragjykimi, që vjen nga background-i im politik. Pra, do të them që në këtë moment axhenda ime është e orientuar, sipas asaj që është përgatitur me kohë. Nuk ndërhyj në çështjet e Parlamentit. Ju siguroj që me këtë çështje, pra me çështjen “Sollaku” unë do të merrem kur ajo të vijë në tryezën e Presidentit dhe çdo klimë paragjykuese besoj se do të ishte shumë e dëmshme, për atë imazh, që duhet të krijojë Presidenti pikërisht në funksion të klimës politike në Shqipëri.
Së dyti, mund t’ju them, gjithmonë pa e paragjykuar, por duke e futur në parim, Institucioni i Kryeprokurorit, në cilindo moment që të jetë e nevojshme për të bërë zëvendësimin do të jetë mjaft i konsultuar, ju siguroj dhe, do të jeni të pranishëm, jashtë çdo lloj presioni nga cilido krah i politikës, ju siguroj mbi bazën e standardeve të parashtruara dhe të miratuara nga krahët e politikës, ç’ka presupozon që, pa u futur në emra, do të ketë standarde, kjo kërkohet edhe nga institucionet ndërkombëtare, kjo kërkohet edhe nga Brukseli. Pra do të thotë që duhet të jetë një person, që ka të gjithë predispozicionin moral për të ushtruar detyrën dhe, ka jo pak të tillë në institucionin e Prokurorisë, një njeri që duhet të jetë brenda sistemit, ç’ka presupozon, që nuk do të ketë katapultim nga politika, një njeri që është profesionist dhe kuptohet, e kam thënë dhe diku tjetër pa e përsëritur, duhet t’i japin edhe këtyre institucioneve fytyrë civile, që të dijë të komunikojë në mënyrë shumë transparente me median, me shoqërinë, me institucionet, pra, duhet të jetë një figurë, e cila në vetvete të përmbledhë atë që kërkojnë standardet ndërkombëtare sot.
News-24: Z. President, a jeni Ju garancia për të cilën mazhoranca rikthen përsëri çështjen “Sollaku” dhe doja të isha më e drejtëpërdrejtë, ndoshta dhe për interes të të gjithë gazetarëve, a do ta firmosë Bamir Topi raportin e komisonit hetimor për Prokurorin e Përgjithshëm në përfundim të punës, pas një muaji?
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Unë nuk besoj që një pyetje e artikuluar në formë dhe në mënyra të ndryshme do të marrë një përgjigje të ndryshme, qoftë edhe në formë. Duhet të kuptoni që, pozicioni i Presidentit është një pozicion, i cili çdo orë dhe më shumë më bën koshient që jem i paparagjykuar, të jem në një pozicion shumë të fortë institucional dhe kushtetues dhe në mënyrën më absolute pas anjë lloj tendencë për të interferuar qoftë haptazi, qoftë underground. Pra, unë do të pres momentin, kur ky komision të përfundojë dhe, nuk mjafton kjo, por në momentin, kur do të zyrtarizohet pikërisht korrespondenca midis institucionit të Kuvendit dhe Presidentit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte e dëmshme dhe e paragjykuar.
TVSH: Nga mënyra e përgjigjes se si do të veproni me institucionin e drejtësisë, ju thatë se Institucioni i Prokurorisë do të jetë mjaft i konceptuar, pra në një farë mënyre, duket e kryer ideja se që do të ketë një lëvizje qoftë dhe emrash atje. Në një rast të tillë a do të kishte shanse kryeprokurori aktual që të merrte pjesë në një rikonkurim tjetër? Dhe pyetja e dytë do të ishte për Kosovën. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë duken të mjergulluara në këto momente, ose së paku nuk duken të jenë të ekspozuara. Ju thatë që do t’i qëndroni Planit Ahtisari që parashikon pavarësinë, në rast se nuk do të ketë zgjedhje tjetër në dhjetor. Si gjykoni se do të jenë pastaj marrëdhëniet me Serbinë. A mendoni se do të ketë ndonjë ngërç?
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Së pari, duke respektuar pyetjen tuaj, mos mendoni se ndonjë personazh i institucioneve demokratike shqiptare do të jetë i përjetshëm. Ky parim është universal, demokracia kërkon patjetër ligje, reformime ligjesh dhe rotacion, gjë që ndodh me pushtetin politik, natyrisht ndodh dhe me institucionet. Gjithsesi, në kontekstin e përgjigjes ishte referenca ndaj pyetjes “nëse do të ndodhë kjo, si do të emërohet Prokurori?”, ç’ka nënkupton që nuk bëra ndonjë lidhje të shkurtër, apo ndonjë paragjykim që ai është i shkarkuar. Jo, ai është në proces!
Së dyti, sa i përket çështjes së Kosovës, pozicioni i Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht i qartë, ka qenë pjesëmarrës dhe mjaft dinamik. Kosova ka pasur një zë shumë të fortë nga institucionet e veta, por ka pasur edhe një zë shumë të fortë që vinte nga politika e institucioneve shqiptare. Ne e dimë fare mirë që shanset janë gati inekzistente që periudha 120 ditore, edhe sikur të ishin 240 ditë, të mos ndodhte asgjë nga pika e nisjes. Ju pyetët se si do të jenë marrëdhëniet me Serbinë? Ne jemi në funksion të Planit Ahtisari që ka gjetur një përkrahje të gjerë nga faktori ndërkombëtar, nga vendet më të rëndësishme të këtij procesi. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them që marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë duhet të zhvillohen normalisht në planin diplomatik, edhe shkëmbimet tregtare, ekonomike, sepse jemi vende të një rajoni dhe pika e referimit janë standardet që vijnë nga Europa, sepse e ardhmja e Shqipërisë, edhe e Serbisë, nëse do të çlirohen nga ai kompleks dhe retorikat e luftës, duhet të jetë Europa. Kështu që, marrëdhëniet, me zgjidhjen e statusit të Kosovës, unë kam bindjen që do të vijnë më të lehta për t’u realizuar, popujt e Ballkanit do të mësohen me një realitet të ri, ku do të jenë pa probleme për të lëvizur në vendet respektive dhe pa probleme për të lëvizur në Europë. Qarqet ekstremiste që vijnë nga cilado anë janë të dënueshme, ne i kemi dënuar publikisht. Ne inkurajojmë vetëm punën e institucioneve demokratike të Kosovës, që kanë edhe një supervizion ndërkombëtar. Unë jam i bindur që këto institucione do të japin garanci për ruajtjen e stabilitetit, të pavarësisë në Kosovë.
Alsat: Z. President, folët për një tur që do të ndërmerrni së shpejti në Ballkan. A mos është ky një lloj matjeje e pulsit të vendeve të rajonit përsa i përket faktit nëse politika kosovare merr nismën për shpalljen e njëanshme të pavarësisë, në këto kushte kur bisedimet duket sikur nuk do të sjellin gjë?
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Jo, nuk ka lidhje me këtë moment. Natyrisht që në bisedime do të diskutohet edhe çështja e Kosovës. Nisur nga ajo notë e lavdërueshme e marrë në Bruksel që, Shqipëria ka nevojë të forcojë rolin e vet moderator në Ballkan, nisur nga partneriteti dhe marrëdhëniet bilaterale që nevojiten të konsolidohen, është e natyrshme që, në bazë të kësaj axhende, unë të filloj punën pikërisht në Ballkan. Me vendet me të cilat ne kemi marrëdhënie mjaft të mira, me fqinjin tonë jugor, Greqinë, me Maqedoninë, me Kroacinë, me Malin e Zi e kështu me radhë. Pra, kuptohet që nuk po bëj ndonjë gjë të re, është vazhdimi i detyrës që ka Presidenti i Republikës për të pasur një komunikim besoj intensiv në këto momente, kur i gjithë rajoni ballkanik duhet të përfshihet në procesin e një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon.
Ora-News: Duke qëndruar tek qëndruar tek synimi i Shqipërisë për integrimin në NATO. Si mendoni Ju në vlerësim të situatës politike dhe ecurisë së reformave, a do e marrë Shqipëria ftesën për integrimin në NATO në Samitin e Bukureshtit, në vitin 2008-të?
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Ne shpresojmë gjithmonë që ‘po’. Nuk mund të them që kam gjë të sigurtë, duhet të jemi transparentë në ato ç’ka ne mendojmë. Përpjekjet janë madhore dhe këto përpjekje nuk është se vijnë thjesht nga vetë Shqipëria. Sigurisht, NATO ka politikën e saj. Janë tre vende të ‘A3’, që janë në sfidën për integrim, është Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia. Dikush është më përpara, dikush është më mbrapa. Unë mund t’ju them që Shqipëria është në një pozicion të vlerësueshëm, por, sigurisht, nuk e kemi ne në dorë, e kanë vendet anëtare të NATO-s, të cilat do të gjykojnë në momentin e caktuar, nëse do të sjellin një ftesë për Shqipërinë. Garanci nuk ka në gjëra të tilla. Ne jemi të vendosur që edhe aty, ku nuk janë plotësuar ato standarde, sepse kuptohet që, një proces mund të mos jetë i tillë që të përfundojë në Shqipëri në periudhën që përkon me Samitin e Bukureshtit. E rëndësishme është që të demostrohet vullnet që ky proces i nisur të konsolidohet dhe të finalizohet. Unë jam i prirur realisht të besoj, edhe për shkak të koniukturave të caktuara rajonale, pa u futur në detaje, jam i besimit që do të ketë një ftesë për anëtarësimin në NATO, sepse Shqipëria sot, sikurse është thënë në mjaft deklarata të personaliteteve të larta botërore, jo vetëm konsumon, por prodhon siguri në Ballkan. Dhe mund t’ju them që faktori shqiptar sot, kudo që jeton, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, ju siguroj që paraqet një maturitet të lartë dhe cilësi të jashtëzakonshme njerëzore për të zbutur konfliktet, për të vazhduar komunikimin me etnitë dhe besoj që, një nga kushtet themelore, që do të ketë në Kosovë, do të jetë respekti i minoriteteve, i institucioneve të kultit dhe kjo është një gjë që sot po vlerësohet kudo nga institucionet ndërkombëtare.