E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet në bregdet nuk njohin ndalje

Në bregdetin e Qarkut të Durrësit, ndër vite, mungesa e forcës së shtetit, babëzia për një vilë a ndërtim në plazh dhe lëvizja e lirë demografike, kanë sjellë një fluks të madh ndërtimesh të paligjshme, me ose pa leje nga strukturat përkatëse vendore. Ato janë ende në pikëpyetje për fatin e tyre, pavarësisht emrave që i zotërojnë ndërtimet. Bashkë me to dhe fshatrat turistike që kanë abuzuar me kontratat e nënshkruara mes subjekteve investuese dhe shtetit. Viti 2008 pret t‘u japë përgjigje dilemave të shumë pronarëve ndërtimesh të paligjshme në bregdet, ndërsa të tjerë vazhdojnë të ndërtojnë qetësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›