"Koshtunica iku dhe kur ra Millosheviçi"
Kryeministri kosovar, Hash
im Thaçi, inauguroi dje një
panel të parë që mban
emrin e shtetit të ri të Kosovës
përballë Serbisë në pikën kufitare
të Merdares në veri të Kosovës.
"Ky panel simbolizon kufirin mes
shtetit të ri të Kosovës që ndan të
shkuarën nga e ardhmja, izolimin
nga hapja e një perspektive për
integrim", deklaroi Thaçi. Tabela
e inauguruar në pikën kufitare të
Merdares mban mbishkrimin
"Mirë se vini në Republikën e Kosovës",
të shkruar në shqip, serbisht
dhe anglisht. Thaçi tha se
kufijtë simbolizojnë sot
"ndërtimin e marrëdhënieve
miqësore", mes vendeve. "Njohja
e këtij kufiri nga fqinjët tanë
serbë do të jetë domethënës për
njohjen e të ardhmes së tyre evropiane",
tha Thaçi. Para njësive
kufitare të Shërbimit Policor të
Kosovës, policisë së UNMIK-ut,
oficerëve të doganës dhe qytetarëve
të Komunës së Besianës,
Kryeministri Thaçi ka thënë se kjo
tabelë është shenjë e fqinjësisë së
mirë e respektimit të paqes dhe
stabilitetit. "Kjo tabelë simbolizon
shenjën shtetërore të kufirit të
shtetit më të ri, atij të Kosovës,
është shenjë që ndan të kaluarën
me të ardhmen, izolimin dhe
hapjen e perspektivës për integrim",
theksoi Kryeministri, duke
shtuar se vijat kufitare sot kanë
domethënien e mirëkuptimit dhe
fqinjësisë së mirë. Më tutje, z.
Thaçi është shprehur se njohja e
kufirit nga shteti ynë fqinj, Serbia,
i këtij kufiri, është një njohje me
domethënie për njohjen e së
ardhmes së tyre evropiane.
"Edhe Serbia edhe Kosova si
dy shtete të pavarura do të jenë
pjesë e familjes evropiane në
Bruksel, në BE dhe NATO", u
shpreh Kryeministri. Nga vija
kufitare në Merdare, Thaçi dha
mesazhin se qeveria e Kosovës do
të punojë që të ketë liberalizim,
demokratizim dhe hapje të
kufijve edhe me rajonin tonë dhe
në të ardhmen e afërt të jemi pjesë
e familjes evropiane.
Duke u përgjigjur në një pyetje
se si e vlerësoni rënien e
qeverisë së Koshtunicës, Kryeministri
Thaçi ka pohuar se zhvillimet
vendimtare dhe të rëndësishme
dhe vendimet që kemi
marrë ne në Kosovë, gjithmonë
kanë ndikuar në demokratizimin
e Serbisë. "Edhe në vitin 1999 kur
e kemi larguar ushtrinë, policinë
dhe administratën e Serbisë nga
Kosova ka filluar rënia e Millosheviçit
edhe tash me pavarësimin
e Kosovës ka rënë edhe Koshtunica",
ka thënë Thaçi. Kryeministri
i qeverisë së Republikës së
Kosovës, Hashim Thaçi, edhe me
këtë rast ka ripërsëritur se integriteti
territorial i Kosovës është i
paprekshëm, i pacenueshëm dhe
i garantuar.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri
Hajredin Kuqi shpreson se
populli serb do t‘i shfrytëzojë
zgjedhjet e parakohshme parlamentare
në Serbi, për të vendosur
një bashkëpunim më të
ngushtë me autoritetet e Kosovës.
"Qeveria e Kosovës është e
interesuar për bashkëpunim
paqësor me të gjitha vendet e rajonit,
pra edhe me Serbinë. Për
qeverinë e Kosovës është me
rëndësi që edhe në Serbi të ketë
një qeveri të gatshme për bashkëpunim.
Shpresoj se populli
serb do ta shfrytëzojë këtë shans
për të shkuar përpara drejt ardhmërisë
dhe jo për t‘u kthyer në
vitet ‘90", deklaroi Kuqi për rrjetin
televiziv amerikan CNN.