Kosovë-Shqipëri, nis debati për bashkëpunimin ekonomik
Ideja e një komunuelthi
ekonomik mbarëshqiptar ka
qenë në qendër të debatit në
emisionin e djeshëm të "Top
Show", të moderatorit Alban Dudushi.
"Mbrothësia shqiptare", siç
e quan Arbër Xhaferri, duket se ka
ngjallur jo pak dëshirën për ta trajtuar
më thellë këtë ide, duke afruar
e mbledhur në panelin e "Top
Show"-t ekspertë të ekonomisë
dhe personalitete të politikës shqiptare
dhe asaj kosovare. Në "Top
Show" ishin të ftuar ministri i
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,
Genc Ruli; ish-ministri për
Zhvillim në ish-Jugosllavi, Muhamed
Mustafa; kreu i Komisionit
të Ekonomisë dhe Financave në
Kuvend dhe deputeti i PD-së, Edmond
Spaho; ish-ministri i Financave
dhe Ekonomisë, Arben Malaj;
si dhe Mentor Nazarko, shef i departamentit
të shkencave politike
në universitetin "Marin Barleti".
Në linjë telefonike ka qenë edhe
ministri i Ekonomisë dhe Financave
në qeverinë e Kosovës, Ahmet Shala, i cili ka shpalosur projektet
dhe idetë e 100 ditëve të
para të qeverisë së Kosovës, por
edhe vizionin për të ardhmen.
"Sfidat me të cilat Kosova ballafaqohet
pritet të kalojnë këtë
javë në qeveri, pra disa nga ligjet,
si dhe projektet kryesore. Energjia,
infrastruktura, arsimi, ligji, shëndetësia
dhe bujqësia- dhe kjo, jo e
fundit për nga rëndësia -janë sfidat
e qeverisë", tha Shala.
Kosova
Ministri i Ekonomisë dhe
Tregtisë, Genc Ruli, mendon se
Kosova ngjan me Shqipërinë e vitit
‘91, sepse ka një politikë sovrane,
por më të avancuar, për shkak se
ka një trupë profesionistësh që
kanë punuar me UNMIK-un.
Ndërsa ish-ministri i Financave,
Arben Malaj, tha se Kosova është
një ekonomi e një vendi të vogël, e
një vendi të varfër. Ajo ka pika të
dobëta, si struktura ekonomike që
përafron me tonën, dhe duket që
është e pazhvilluar. Ka edhe një
deficit të madh tregtar, që është
gati dy herë më i madh se në Shqipëri.
"Ka problem me thithjen e
investimeve, por ka edhe avantazhe.
Kosova, si shtet, nuk ngjan
me Shqipërinë e ‘91-shit, pasi vëmendja
e ndërkombëtarëve është
më e madhe. Po kështu Kosova
ka rezerva minerale më të mëdha
se Shqipëria dhe ekonomia globale
ka nevojë për investime të tilla.
Problemi i statusit do të ndikojë në
ekonominë e Kosovës", tha Malaj.
Bashkëpunimi
Shala ka hedhur idenë e një
bashkëpunimi të ngushtë mes
Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos
në fushën e energjisë. "Nuk duhet
të investojmë në sektorë
konkurrentë. Kosova do ta kishte
të rrezikshme të investonte në
energji hidro, ashtu sikundër Shqipëria
në termo, për shkak të
resurseve turistike", tha Shala.
Por Ruli shprehet se duhet të
kemi kujdes kur flasim për
strategji të përbashkëta. Por kjo
nuk duhet të shmangë konkurrencën
midis bizneseve. "Sektorët
që duhet të unifikohen në
politikat e tyre gravitacionale duhet
të jetë sektori energjetik i
shpërndarjes, i dyti është te prodhimet
gjeneruese. Ne nuk duhet
të zhvillojmë termocentralet, por
duhet të rritim potencialet hidro.
Duhet të kemi edhe disa TEC-e,
por energjia hidro është në vendin
tonë gati 50% e pashfrytëzuar",
deklaroi Ruli. Ndërsa Spaho
ka përcaktuar turizmin si një
fushë prioritare për bashkëpunim.
"Po t‘i kthehemi turizmit,
ne mund të përdorim një
bashkëpunim që tashmë ka filluar.
Tregu i turizmit është i qëndrueshëm,
ka lidhje natyrore, është
tregu më i afërt për Kosovën.
Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës
shkurton distancën, por duhet të
marrim parasysh edhe kërkesat që
ka tregu i Kosovës dhe duhet t‘u
përshtatemi deri diku kërkesave
të këtij tregu", tha Spaho.