E Diel, 1 Nëntor 2026

Unaza e Tiranës, katër familje marrin 40 milionë lekë

Bashkia e Tiranës ka hartuar listën e familjeve që do të përfitojnë prej kompensimit monetar nga prishja e pasurisë së paluajtshme, falë ndërtimit të Unazës së Madhe (pranë Doganës). Fondi në total përllogaritet në rreth 40 milionë lekë të reja, ndërsa çmimi i kompensimit për metër katror është vlerësuar me 12 335 lekë. Familja e Shkëndije Llaganit do të përfitojë kompensim në masën e rreth 27 milionë lekëve, për kompensimin e rreth 2200 metrave katrorë që do t‘u merren nga zgjerimi i Unazës së Madhe. Familja e Njazi Shijakut, do të marrë rreth 3.3 milionë lekë për 270 metra katrorë kompensim, ndërsa familja e Zyhdi Saraçit do të marrë rreth 2 milionë lekë për 160 metra katrorë kompensim. Një tjetër familje, të cilës nuk i është përcaktuar pronari, do të marrë rreth 430 mijë lekë për 35 metra katrorë kompensim. Për shpronësimin e familjeve, Bashkia e Tiranës ka afat 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit dhe vlera e përgjithshme e kompensimit prej rreth 40 milionë lekëve do të përballohet nga buxheti i bashkisë, përfshi dhe vlerën procedurale prej 150 mijë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›