E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderat, abuzimet në 2007-ën

Më shumë se një në dhjetë
tendera publikë që zhvil
lon administrata publike
është i dyshimtë. Kjo është shifra që
jep Agjencia e Prokurimeve Publike
në raportin e saj vjetor për vitin
2007. Më shumë se 645 tendera apo
ankande publike të zhvilluara nga
administrata dhe institucionet
publike gjatë vitit të kaluar kanë
qenë të dyshimta. Të paktën ky
është numri i ankesave që ka mbërritur
pranë Agjencisë së Prokurimeve.
APP ka konstatuar se në
shumë raste zyrtarët kanë abuzuar
me fondet publike, ndonëse nuk
ka dhënë një shifër se cili është
dëmi total që i është shkaktuar shtetit.
"Në inspektimet e kryera
janë konstatuar shkelje gjatë zhvillimit
të procedurave të prokurimit,
si në hartimin e dokumentacionit
të tenderave, ashtu dhe në
vlerësimin e ofertave, nga autoritetet
kontraktore. Këto shkelje
ngarkojnë me përgjegjësi anëtarët
e njësive të prokurimit, si dhe
anëtarët e komisioneve të vlerësimit
të ofertave në autoritetet
kontraktore", thuhet në raportin e
APP. Në total gjatë vitit 2007 janë
realizuar gati 5600 tendera dhe
ankande nga institucionet publike.
Për më shumë se në 10 për
qind të tyre ka pasur ankesa pranë
APP-së.
Ndëshkimet
Por pavarësisht shkeljeve, APP
është treguar e butë sa i takon
masave të marra dhe atyre të propozuara
ndaj zyrtarëve që kanë
shkelur ligjet në fuqi duke abuzuar
me paratë e taksapaguesve.
APP thotë se u ka propozuar kryetarëve
të autoriteteve kontraktore
marrjen e masave administrative
për 25 zyrtarë. Po kështu
është propozuar ndëshkimi me
gjobë për 53 zyrtarë të tjerë. Të
gjitha këto sanksione të propozuara
nga APP kanë qenë për titullarët
e autoriteteve kontraktore,
anëtarët e njësive të prokurimit
dhe anëtarët e komisioneve të
vlerësimit të ofertave. Nga 53 raste
të vendosjes së gjobës për personat
përgjegjës, 20 prej tyre janë
dënuar me gjobë në vlerë 100 mijë
lekë. Ndërkohë, gjatë vitit 2007
janë ndëshkuar dhe disa punonjës
të APP-së. Por duhet theksuar
se asnjë nga zyrtarët, për të cilët
është konstatuar se kanë shkelur
ligjet duke abuzuar me fondet e
buxhetit të shtetit, nuk është dërguar
për ndjekje penale në organet
përkatëse të drejtësisë.
Ankesat
Numri i ankesave për tendera
nga vetë operatorët për vitin 2007
ka shënuar një rënie krahasuar
me një vit më parë. Ndonëse ka
qenë më i lartë se ai i vitit 2005. Në
vitin 2005 biznesi ka pasur ankesa
për 481 prokurime publike. Në
2006 kjo shifër ishte gati 1023 dhe
në 2007 ka rënë në 645. Një numër
i madh ankesash nga ana e bizneseve
janë skualifikuar për shkak
se sipas APP nuk janë paraqitur
në formatin e përcaktuar nga
ligji i prokurimeve. Në pjesën e
dytë të vitit ka filluar të zbatohet
dhe procedura e prokurimit elektronik,
e cila sipas ekspertëve
pritet të ulë abuzimet me fondet
publike.
Tenderat
Gjatë vitit të kaluar, administrata
ka zhvilluar më shumë se 5
mijë e 600 tendera apo ankande
publike, me një vlerë totale prej
gati 42 miliardë lekësh, ose e
thënë ndryshe gati 500 milionë
dollarë. Nga këta kanë qenë me
procedura të hapura më pak se 50
për qind e tyre. Këto prokurime
përfshijnë që nga blerjet e vogla
të institucioneve shtetërore e deri
te ndërtimi i rrugëve prej qindra
milionë eurosh. Fondi limit i përcaktuar
për këto prokurime në
total ka qenë 45.8 miliardë lekë
dhe për rrjedhojë janë kursyer,
sipas APP, gati 3.93 miliardë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›