E Diel, 1 Nëntor 2026

Vërtetohet aktivizimi i Fortunat në Finlandë

FSHF-ja ka bërë të ditur dje se është vërtetuar aktivizimi i sulmuesit të Besës, Herbi Fortunat, në një kampionat tjetër. Për këtë çështje është mbajtur dje një mbledhje e Sektorit të Garave, ku janë parë pretendimet e Skënderbeut për aktivizimin e parregullt të lojtarit. Çështja i ka kaluar Komisionit të Disiplinës por që tani parashikohet një dënim i ashpër për futbollistin haitian, i cili tashmë ka edhe shtetësinë kongoleze. Pikërisht dyshtetësia mund të ketë ndihmuar Fortunat të regjistrohet me skuadrën e kategorisë së dytë finlandeze, GBK Kokola, me të cilën është aktivizuar që nga momenti kur është larguar nga Besa. Për lojtarin parashikohet një pezullim shumë i gjatë, ndërsa mbetet të mësohet se si është situata e Besës në këtë çështje. Një gjobë ndaj kavajasve është e pashmangshme, por FSHF-ja duket se nuk do të pranojë apelin e Skënderbeut për fitore në tavolinë, pasi cilëson përgjegjës vetëm lojtarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›