E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumiu pushtoi Amerikën

Një nga katrenat më të
njohura të poetit mistikpers,
Rumi ("katroret",
sipas termit të Hafiz Ali
Korçës) titullohet "Unë jam zog i
një kopshti qiellor". Në një përkthim
të lirë poezia do të shqipërohej
kështu:
Unë jam zog i një kopshti qiellor,
Nuk jam i këtuhit, prej botës
tokësore.
Kot më kanë ndryrë në këtë
trup të vdekshëm,
Se brenda këtij burgu veç pak ditë
do qëndroj!
Në këtë poezi shprehet thelbi i
frymës "Masnavive" të Rumiut. Ai
u bë shprehës i fuqisë së asaj cilësie
njerëzore që grekët e vjetër e quanin
"psyche", filozofët sufistë e
quanin "nafs", persët klasikë "jan
- xhan" dhe britanikët "soul".
Rumiu synoi, përmes poezisë së
tij, të zbulojë inherencën e botës
së brendshme me atë të jashtme,
të endokozmosit me makrokozmosin.
Ai ia kushtoi artin e vet filozofisë
së lartësimit shpirtëror të njeriut
drejt vlerave të përkryera
përmes ekuilibrit, ndarjes
shpirtërore prej kësaj bote dhe
tretjes në udhëtimin e brendshëm
drejt hyjnores.
Këto vlera e bënë Rumiun një
poet mbikohor, i cili është edhe sot
shumë i afërt për një lexues pa
dallim. Ai është sot "the most popular
poet in America". Suksesi i tij
në Perëndim është krahasuar me
atë të Shekspirit dhe të mjeshtërve
të tjerë të poezisë në gjuhën angleze.
Një pjesë e studiuesve e
shpjegojnë suksesin e Rumiut në
Perëndimin e sotëm me frymën
universale të "Masnavive" të tij,
por një pjesë tjetër mendojnë se
mesazhi i dashurisë që përshkon
këto poezi, duke qenë shumë i
afërt për shpirtin e krishterë, që
mbështetet në të njëjtin mesazh,
është çelësi i suksesit të tij.
Në të vërtetë, karakterin e përbotshëm
të artit që krijoi Rumiu e
pati shënjuar qysh në emrin me të
cilin njihet. Në emrin e Rumiut
bashkohen dy kontinente: Azia
dhe Evropa. Emri i tij parësor
shprehimisht do të thotë
"Madhëri e besimit", ndërsa emri
me të cilin njihet botërisht do të
thotë "rum, që i përket Rumelisë",
domethënë pjesës evropiane të
ish-perandorisë osmane.
Nga njëri shekull në tjetrin,
Rumiu bashkoi popujt, besimet,
kulturat, qytetërimet. Lindi në Afganistan.
Ishte pers në origjinë.
Jetoi në Konya ("qyteti i ikonave").
Ndoqi shkollën filozofike "peripatetiko"
("shëtitëse"), nga e cila lindi
e para akademi shkencash në
botë në antikitetin e lashtë helen.
Pasoi e reformoi gnostikët, zhvilloi
mistikën dhe teozofinë, parapriu
iluministët evropianë. Shkroi
iranisht, osmanisht e greqisht. Slogani
i tij ishte: "Na tarsâ, na yahûdam
man, na gabr-am, na musalmân-
am": "I am not a Christian,
a Jew, a Zoroastrian, or a Muslim" -
Unë nuk jam as i krishterë, as hebre,
as zoroastrian, as mysliman. Ky
slogan nuk do të thotë se Rumiu e
quante veten "dinsëz", domethënë
e përjashtonte veten nga çdo
formë besimi. Në të kundërtën,
duke besuar në "absolute love of
the Creator" ai i shihte të gjithë besimtarët
të bashkuar para një hyji
të vetëm.
Siç është shprehur dijetari
Franklin Lewis, Rumiu është "between
the past and the present,
between the East and West". Shekulli
i 21-të është shekulli kur Rumiu
pushton kontinentin atlantik.
Në vitin 2004 "Masnavitë" e tij u
botuan në SHBA në formën e një
përzgjedhjeje me titullin "The
Word of Paradise" - "Fjalët e parajsës",
që u shpall libri më i shitur i
vitit (mbi 3 milionë kopje), duke
mbetur edhe më pas në listën e 20
librave më të mirë në botë. Vetëm
përkthimi i Coleman Barks u shit
mbi gjysmë milion kopje. Rumiu
tërhoqi menjëherë vëmendjen e
botës së artit, të kinemasë dhe
skenave në përgjithësi. Yjet e
muzikës moderne, përfshirë Madonna-
n, zgjodhën tekste prej
"spiritual couplets" të Rumiut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›