E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon komisionin për “McGonigal”, pranon hetimin për zgjedhjet

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për dy kërkesa të depozituara lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, duke rrëzuar njërën dhe pranuar tjetrën.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen “McGonigal”.

Ndërkohë, Kushtetuesja ka pranuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që lidhet me procesin zgjedhor.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton kështu që çështja “McGonigal” nuk do të jetë objekt hetimi parlamentar përmes komisionit të posaçëm, ndërsa hetimi parlamentar për zgjedhjet do të vijojë sipas kërkesës së pranuar.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›