E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi në dietë, ndryshe nga administrata, deputetët vazhdojnë dietën

Aktualisht, ligjvënësit shqiptarë përfitojnë rreth 250 milionë lekë për shpenzimet nga fondi i buxhetit të shtetit.

Këtu përfshihen dietat, transporti, karburanti, mirëmbajtja e automjeteve, shpenzimet hoteliere, telefonat, pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në këtë fond përfshihet gjithashtu edhe qiraja që u jepet deputetëve nga rrethet për sigurimin e banesave në Tiranë. Ndërkaq, fondet buxhetore parashikojnë për deputetët edhe shuma financiare indirekte, që përfshijnë komisionet hetimore të Kuvendit, udhëtimet jashtë vendit, pritjet e delegacioneve nga jashtë, telefonat që përdoren në komisionet hetimore. Sipas projektligjit të vitit 2006, shkurtimet e shpenzimeve operative në administratë do të shërbenin për krijimin e një qeverie eficente në dietë. Pjesë e këtyre shpenzimeve operative ka qenë edhe ulja e tarifave telefonike, heqja e makinave e në të njëjtën kohë edhe heqja e shoferëve, ulja e litrave të naftës dhe e shërbimeve të makinave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›