LSI: Nuk kemi ndryshim qëndrimi
Lëvizja Socialiste për Integrim tregohet e palëkundur në qëndrimin e saj përballë mazhorancës. Burime nga LSI sqaruan dje se nuk ka një qëndrim të avancuar për sa i takon reformës në drejtësi. Duke komentuar deklaratat e fundit të shumicës, burimet nga LSI thanë se "jemi shprehur për bashkëpunim për reformat, por jo në kurriz të Kushtetutës dhe pavarësisë së institucioneve". Ndërsa së fundmi citojnë të jenë shprehur vetëm për bashkëpunim për heqjen e imunitetit, duke ndryshuar Kushtetutën dhe jo duke miratuar nismën e njëanshme të Kryeministrit dhe shumicës. Qëndrime të tilla duket se shumica po i shfrytëzon për të bërë diversionin e saj brenda kampit opozitar. Diçka që duket hapur në deklaratat e deputetit Biberaj, ndërsa ajo që hesht në gjithë këtë histori është selia rozë. Nuk dihet nëse socialistët po heshtin për të lënë LSI-në të shkojë drejt bashkëpunimit, apo nuk kanë një qëndrim të tyren.