E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, "Opozita, unike për sistemin"

Petrit Vasili deklaron se kërkesa e LSI-së për rishikimin e pragut, pa vendosur asnjë nivel maksimal dhe minimal se sa do të jetë, do të evitonte edhe atë që momentalisht politika shqiptare po e vuan. "Pra, të evitohet fektivitetin politik dhe lëvizjet e partive majtas-djathtas, sepse fektiviteti politik i tyre ia mundëson këtë gjë", sqaroi sekretari i përgjithshëm i LSI-së. Ai vlerësoi se partitë e majta janë në koherencë në qëndrimin e tyre, sepse ka një qëndrim të unifikuar për një sistem proporcional. "Nuk po flasim për modalitetet, sepse ka këndvështrime të ndryshme edhe për këtë gjë brenda proporcionalit. Ka një këndvështrim që ne e kemi artikuluar për një proporcional të pastër, i cili, sipas mendimit tonë, garanton dy elementët thelbësorë", sqaroi Vasili. Ai shtoi se vihet re një sinkronizim i plotë i qëndrimeve politike mes partive opozitare, gjë që nuk po ndodh në krahun tjetër, sepse nuk ka asnjë lloj qëndrimi politik rreth kësaj çështjeje shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e demokracisë në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›