E Diel, 1 Nëntor 2026

Nismat, Axhenda e Kuvendit në seancat e 26-27 dhjetorit

Parlamenti pritet të mbajë dy seanca, konkretisht në datat 26 dhe 27 dhjetor. Në rendin e punës rezulton të jetë futur projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rrugës Levan-Vlorë". Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006, për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë". Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 për akcizat, të ndryshuar". Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, për prokurimin publik". Akt normativ për një ndryshim në buxhetin e shtetit. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", të ndryshuar. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar". Projektligj "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikës së Shqipërisë". Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për anëtar të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve. Raport mbi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm "Për autorizim për procedim penal ndaj deputetit, zotit Lulzim Basha".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›