E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Qeveria, demagogji me shpërblimet

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësim për keqmenaxhimin e vazhdueshëm të financave publike. Sipas Adriana Civicit, qeveria vazhdon të bëjë demagogji me shtresat e varfëra, siç është rasti më i fundit i shpërblimit të pensionistëve me 5 mijë lekë dhe të buxhetorëve me 10 mijë lekë këtë fundvit. "Kjo është një tallje, një masë aspak sociale, thjesht lëmoshë dhe një politikë e dështuar që pason zinxhirin e politikave antisociale që rëndojnë përditë jetën e qytetarëve dhe thellojnë varfërinë në vend", vlerësoi ajo. Civici këmbënguli se përballë euforisë së deklarimit të këtij lajmi, qëndron situata tejet e vështirë ekonomike dhe e pashpresë që po shoqëron jetën e shqiptarëve. "Shpërblimi prej 5 mijë lekësh është një shumë qesharake, kur shqiptarëve shteti po ju merr një shumë marramendëse të buxhetit të tyre", argumentoi Civici. Kjo, nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë në masën 37%, rritjes së pandalshme të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, që sipas statistikave zyrtare vlerësohet në masën 42%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›