E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lajmet e zhveshura" mbërrijnë edhe në Itali

Mbërrijnë edhe në Itali "lajmet e zhveshura" ("Naked News"), edicioni informativ i lexuar nga spikere që për çdo lajm, heqin një rrobë nga trupi deri sa të zhvishen plotësisht. I konceptuar për internetin dhe telefonat celularë, "spektakli" i lindur në 1999-ën, i programuar në plot 172 vende, do të transmetohet çdo ditë. Edicioni informativ i titulluar: "Programi që nuk ka asgjë për të fshehur", është prezantuar në Milano nga Dejvid Varga, administratori i deleguar i "Naked News International" përkrah të cilit gjendeshin edhe folëset e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sallë ishin edhe katër spikeret e "Naked News" në Itali, vajza të reja të moshës 22-27 vjeç, të përzgjedhura mes 100 kandidateve që ishin paraqitur në konkursin e zhvilluar paraprakisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›