E Diel, 1 Nëntor 2026

Nardi akuzon: Në shtëpi, njerëz me dy fytyra

Arbri pyet vajzat nëse e kanë menduar se mund të kenë marrëdhënie seksuale në shtëpi. Juli shprehet në mënyrë kategorike jo, duke argumentuar se fakti që ka një lidhje jashtë, nuk i lë të mendojë këtë gjë. Olsi mendon se të gjithë e kanë menduar, për aq kohë sa e kanë ditur se do të jetonin femra dhe meshkuj nën të njëjtën çati. Romina i ngacmon djemtë, duke iu thënë se groshët i paskan stimulantë.

Olsi dhe Ervisi shprehen kundër mënyrës sesi Romina pyet të tjerët. Sipas Olsit ajo nuk di të pyesë të tjerët dhe mendon se të tjerët nuk dinë të kuptojnë pyetjen e saj. Sipas tij, pyetja drejtohet për të kuptuar diçka nga tjetri dhe jo për të parë nëse tjetri e kupton pyetjen e tij. Sipas Visit, njerëzit vlerësojnë edhe për mënyrën sesi pyesin dhe kjo e bën Rominën të mos bëjë figurën e mirë me këtë diskutim. Duket se argumentet e djemve e kanë lënë pa fjalë Rominën.

Janë marrë të gjithë pasditen e djeshme me qepjen e mbulesave të divaneve, por nuk heqin dorë deri sa të bëhet e përkryer. Besa sidomos, po mundohet për të formuar "Big Brother" me shkronja mbi divan. Ndërkohë marrëdhëniet sociale ndërlikohen aq shumë sa fijet e perit që kanë në dorë.
Julinda i ankohet Besës për Leonardin, i cili përsëri ishte zemëruar për një fjalë goje. Besa i thotë që ai veproi njëlloj edhe me të disa ditë më parë, kështu "mos ta ndin".
Olsi me Junën bëhen bashkë pas diskutimit të tij me Najadën dhe Olsi hap krahë mbrojtjeje në të gjitha tavolinat e diskutimit nga banorët lidhur me këtë. Juna thotë se këtë bisedë e injoron krejtësisht.
Najada përfshihet në këtë bisedë kur Romina pa takt e nxjerr që ata kanë biseduar lidhur me Olsin dhe Najadën. Reagimi i Najadës është neglizhent ndaj Olsit dhe gjithë historisë që është thurur për ta. Ajo thotë gjithashtu se Olsit nuk i intereson, ndryshe nuk do t‘i thoshte të mos i afrohej më krevatit të saj. Romina bën batutën "Brad Pitt, versioni 2007-08" për Olsin.
Çimi thotë se i ka ndryshuar sistemi, duke përmendur faktin që ata janë shkëputur krejtësisht nga realiteti. Ai gjatë natës ka pasur probleme shëndeti.
Romina dhe Juna kanë një debat karakteresh. Juna mendon se aty brenda banorët e kanë gjykuar keq. Romina i thotë Junës se sjellja e saj me Astritin ka qenë arsyeja që Juna është parë si person pa edukatë brenda shtëpisë. Juna nuk pranon, duke i thënë Rominës se ajo nuk ka pse të shqetësohet për Astritin, por për veten. Romina i thotë se ajo mund të gjykojë edhe nëse sheh një sjellje të shëmtuar në cilindo moment.
Nardi duket nervoz në biseda me të tjerët. Atij i interesojnë vetëm nominimet dhe e shtuna e ardhshme. Sipas tij njerëzit aty brenda janë treguar me dy fytyra.
Romina bisedon me Julindën, pasi mbyll diskutimin me Junën. Romina bëhet gjurmuese e ndjesive të Julit për banorët e "Big Brother". Biseda e tyre është e sinqertë dhe Romina në sytë e Julit merr trajtat e një personi tolerant dhe me mendje të hapur. Juli i bën komplimente Rominës, lidhur me karakterin e saj.
Arbri dhe Najada ndajnë një moment miqësie, duke iu kundërvënë me shaka Çimit. Ai i premton asaj se nesër do t‘i bëjë një masazh më të gjatë.

Romina dhe Çimi nuk janë në harmoni këtë mëngjes. Çimi e ngacmon Rominën për mënyrën sesi ajo zgjohet nga gjumi në mes të natës, që sipas Çimit është e frikshme. Ajo i përgjigjet se Çimi ka gërhitur gjithë natën dhe s‘ka gojë të ankohet për të. Astriti që po ha mëngjes bashkë me Çimin e vazhdon bisedën, duke u tallur me femrat e shtëpisë.

Gjatë gjimnastikës në oborr, Juna nuk ia ndan sytë Inës dhe Polit. Ajo e ka vënë re afrimitetin e tyre që prej disa ditësh dhe reagimet e saj karshi Inës kanë qenë jo të këndshme. Ajo shkon të bëjë dush dhe aty gjendet Olsi. Juna hap bisedën për Inën, duke i thënë se Poli është afeksionuar pas saj. Olsi i përgjigjet se nuk e njeh mirë Inën, por disa histori që i ka treguar ajo kanë qenë të çuditshme.

Janë në oborr Najada me Rominën. Ato të dyja këto ditë janë marrë vesh me njëra-tjetrën, ndaj Romina i tregon Nadës për bisedën e mbrëmshme me Junën. Romina tregon sesi e ngacmoi Junën për faktin që ajo nuk prononcohet kur të tjerët i bëjnë pyetje. Romina thotë gjithashtu se Junës "i djeg" muhabeti i Olsit. Vjen i sipërpërmenduri dhe u bashkohet të dyjave, por Romina nuk e ndërpret bisedën. Najada nuk tregohet aq e interesuar sa është Romina ta tregojë këtë bisedë.

Olsi u kishte thënë banorëve se është dënuar nga "Big Brother" sepse kishte përdorur dushin, kur deri dje dushi ishte me defekt. Çimi, Visi, Juli, Nardi, Juna janë të gjithë duke iu lutur që ai t‘u thotë se çfarë dënimi i është dhënë, por ai thotë që nuk do ta thotë, nëse Juna nuk e puth në faqe. Kjo taktikë e Olsit i bën të gjithë kureshtarë, sidomos Junën, e cila vihet në pozitën e "çelësit", për të ditur dënimin sekret të Olsit. Të gjithë këmbëngulin që Juna ta puthë Olsin dhe pas shumë kërkesave entuziaste, ajo e puth. Kur të gjithë presin që Olsi t‘u tregojë dënimin, ai si "dhelpër" u thotë të tjerëve se dënim nuk ka marrë, por kjo ishte taktika e tij për të marrë një puthje nga Juna. Juna vihet në siklet. Çunat e përgëzojnë, duke i thënë se u tregua i zgjuar. Çimi i thotë duke u tallur që t‘i tregojë ndonjë taktikë atij që të arrijë të puthë Rominën.

Vajzat kanë nxjerrë nga sirtarët rrobat e banjës dhe kanë dalë për të marrë rreze. Ndërkohë presin jacuzzi-n të ngrohet. Ato këndojnë dhe flasin me njëra-tjetrën. Arbri afrohet duke i thënë Najadës se duhet të bëhen shumë kureshtarë njerëzit për tatuazhet e saj kur shkon në plazh. Jo, i përgjigjet me indiferencë, se kështu është.

Banorët përfitojnë nga dielli të nxihen dhe ndërkohë kanë ndezur jacuzzi-n. Për gjysmë ore ata do të jenë brenda në ujin e ngrohtë, por ndërkohë janë shtrirë në relaks të plotë. Ata kujtojnë tekste këngësh dhe i këndojnë ato përgjysmë. Të gjithëve u pëlqen ky çast intim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›