Lampard pranë largimit, kushton vetëm 6.5 milionë
Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, mund të largohet nga skuadra londineze gjatë verës, për të provuar një aventurë të re jashtë Anglisë. Futbollisti mund të shfrytëzojë rregulloren e re të FIFA-s, e cila e bën atë lojtar të lirë nëse paguan 6.5 milionë euro. Lampard ka refuzuar deri tani çdo tentativë të skuadrës londineze për t‘i rinovuar kontratën ekzistuese dhe kjo ma bërë që të fillojnë spekulimet rreth skuadrës së tij të ardhshme. Sipas mediave angleze, ekipi më i mundshëm është Barcelona, në kërkim të një lojtari të tillë për të zëvendësuar Dekon, ndërsa nuk mungojnë oferta nga klubet italiane si Interi e Juventusi.