E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi i Moslit: Racistët i pret burgu

Presidenti i FIA-s, Maks Mosli, ka bërë të ditur se elementët e racizmit në Formula 1 do të dënohen në mënyrën më të ashpër, në mënyrë që të mos ketë përsëritje të ngjarjeve të turpshme si ato të provave gjatë Spanjës. Kjo masë do të merret pasi Luis Hemilton ka pasur probleme të këtij lloji edhe në të kaluarën. "Babai i Luis Hemilton më ka treguar se edhe në Kinë kishte tifozë që e fyenin vazhdimisht djalin e tij. Ata nuk ishin kinezë, por njerëz që kishin ardhur nga Spanja për të ndjekur garën. Nëse në Australi do të përsëriten sjellje të tilla, tifozët do të përfundojnë në pranga", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›