Xhilji: Në qershor tjetër merkato, jo vetëm Diegon
Presidenti i Juventusit, Koboli Xhilji, ka bërë të qartë dje se braziliani Diego nuk është objektivi i vetëm i merkatos të bardhezinjve për sezonin e ardhshëm. "Diego? Seko, Blank dhe Ranieri, por bëjnë llogaritë e tyre, por ju them se në listë nuk është vetëm ai, pasi po shohim edhe lojtarë të tjerë që mund të afrohen në qershor. Diego është një kampion, një lojtar me cilësi të theksuara, por ne po marrim në konsideratë shumë alternativa të ndryshme. Për ne, muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm dhe duhet të japim maksimumin në çdo sfidë. Fatmirësisht, janë rikthyer shumë lojtarë të cilët kanë pasur probleme me dëmtimet, ndaj Ranieri mund të rreshtojë skuadrën më të mirë në fushë. Bufon? Është i padiskutueshëm, numri 1 në botë dhe jo vetëm si portier. Jam i sigurt që do të fitojmë 10-12-15 pikë nga pritjet e tij. Por e theksoj se skuadra e re do të detajohet vetëm pasi të kemi siguruar Ligën e Kampioneve", tha ai.