Letrat e Nobelit
Libri që ndaj me ju këtë javë është "Nobelistët e letërsisë". Cmimi Nobel për letërsi ndahet cdo vit, për një autor, i cili ka krijuar "veprën më të vecantë me prirje idealiste për njerëzimin". Duke nisur nga 1901, Komiteti i Nobelit ka ndarë 104 shpërblime, duke ndalur vetëm gjatë viteve të dy luftrave botërore.
Në këtë libër përmblidhen fjalimet e nobelistëve gjatë ceremonive të dhënies së cmimit. Po shkëpus disa fragmente, në zgjedhje subjektive.
I pari është nobelisti i vitit 2006, Orhan Pamuk. Pse shkruaj? -është pyetja që bën autori i "Stambollit", "Unë jam e kuqja", "Bora"etj, për t‘ju përgjigjur kështu: "Kur kam qenë fëmijë kam dashur të bëhem piktor. Në fëmijërinë time, e ndjeja veten të lumtur, pikturoja shumë dhe të gjithë të rriturit vazhdimisht më buzëqeshnin. Të gjithë ishin të ëmbël, të sjellshëm dhe të butë me mua. Tani që e mora këtë cmim të madh, sa mirë ndihem. Të gjithë të rriturit më buzëqeshin pa pushim. Befas të gjithë janë prapë të ëmbël, të sjellshëm dhe të butë. E ndjej veten si fëmijë. Ky cmim më ka kthyer buzëqeshjet e këndshme të fëmijërisë sime dhe mirësinë e të panjohurve. Do të duhej të më ishte dhënë jo në këtë moshë (54 vjec) të cilën disa e pandehin si tepër të re, por shumë më herët, madje dhe më herët se fëmijëria ime, mbase dy javë pasi kisha lindur, që të mund t‘i gëzohesha kësaj ndjenje princërore të të qenit fëmijë tërë jetën. Në fakt… kur e mendoj mirë… kjo është arsyeja pse shkruaj dhe do të vazhdoj të shkruaj".
Dhe pas Pamuk, autorët vijojnë, nga Harold Pinter, te Dario Fo, Octavio Paz, Gabriel Garcia Marquez, Isaak Bashevis Singer, Pablo Neruda, Jean Paul Sartre, Boris Pasternak, Romain Rolland, Ëinston Churchill…
Nuk e dija që Cërcill ka qenë nobelist në letërsi.
Më 10 dhjetor 1953 akademia suedeze nderon me ketë cmim burrështetasin e madh me arsyetimin:" Fjalët e tij kanë frymëzuar shpresë dhe vetëbesim për miliona njerëz në të gjitha pjesët e botës gjatë kohërave të errëta. Asnjëherë në fushën e konfliktit njerëzor aq shumë njerëz nuk i kanë pasur borxh një njeriu të vetëm…Arritjet e tij politike dhe letrare janë të një madhësie të tillë saqë jemi nën tundimin ta portretojmë si një Cezar që ka dhe dhuntinë e penës së Ciceronit".
Vetë Cërcill, që për arsye shëndetësore nuk mundi të ishte në atë ceremoni, u shpreh ne letrën lexuar nga gruaja e tij, para akademisë: "Unë jam krenar, por më duhet të pranoj edhe i shastisur me vendimin tuaj për të më përfshirë dhe mua. Por unë nuk kam asnjë ankesë, nëse ju nuk keni.."
Të tjerë fjalime vijojnë. Emocione dhe dëshirë për të pasur aty atë ditë, atë cast, njeriun që deshën më shumë, atë, për të cilin e kishin marrë atë cmim. Ne fund të fundit, e gjitha është personale. Sa më përsonale, aq më e pëlqyer. Si ajo e Gabriela Mistral, nobelistja e vitit 1945.
Vajza e lindur në luginen Elquis . Babai i saj bask ndërtoi një kopsht të bukur për të dhe pastaj e braktisi. Ajo u rrit duke folur me lulet dhe sytë i mbante nga dritarja. Ndoshta ai vinte. Një ditë aty ndaloi një punëtor hekurudhash. Fati i solli vajzës një dashuri të madhe, më të madhen e dashurive. Në nëntor ai vrau veten. Vajza klithi aq shumë, sa nga lugina e strukur në malet djerrë dhe të shkrumbuara të Kilit u ngrit një zë që njerëzit e dëgjuan deri në Suedi. Një tragjedi e vogël hyri në letërsinë universale me poezitë, për kujtim burrit të humbur. Lotët e një nënë rrodhën në mes të librit në poezitë për të birirn e njëriut të vdekur, birin që nuk do të lindte kurrë.
"Poezia e saj është si nje pije me shije toke që të shuan etjen e zemrës. Poezia e saj lirike, e frymezuar nga emocione të fuqishme e bëri emrin e saj simbol të aspiratave idealiste te gjithë botës amerikano latine"- ishte motivimi i cmimit të akademisë. Ndërsa vetë Gabriela ( emri i penës Lucila Godoy Alcayaga) bëri një rrugë të gjatë për atë ceremony, por foli fare pak.
Do të doja në mbyllje të përcillja, cfarë tha Uilliam Fokner kur u nderua me këtë cmim në 1949: "… si një analist i vecantë i zemrës njerëzore, si autor i madh që në mënyrë të shkëlqyer ka zgjeruar diturinë e njeriut për veten e tij."
"I riu apo e reja që merret sot me shkrime ka harruar problemet e zemres njerezore në konflikt me vetveten, gjë që është e vetmja gjë që vlen të shkruhet, që vlen edhe agoninë edhe djersën. Ai duhet t‘i mësojë prapë këto. Ai duhet të mësojë veten e tij se gjëja më poshtëruese nga të gjitha është të kesh frikë. Në punëtorinë e tij, nuk duhet të ketë vend, pos për të vërtetat e vjetra të zemrës, të vërtetat e vjetra universale që nuk i ka asnjë tregim që është kalimtar dhe i gjykuar; dashuria dhe nderi, mëshira dhe krenaria, dhembshuria dhe flijimi. Derisa të mos e bëjë këtë ai do të punojë nën mallkim. Ai nuk do shkruajë nga zemra, por nga gjëndrat. Derisa të mos i ketë rimësuar këto gjëra, ai do të shkruajë sikur të ishte duke qëndruar dhe soditur fundin e njeriut. Unë refuzoj të pranoj fundin e njeriut. Unë refuzoj ta pranoj këtë, unë besoj se njeriu jo vetëm do qëndrojë, ai do të fitojë. Është privilegj i shkrimtarit që t‘i ndihë njeriut të qëndrojë duke ia tundur zemrën…"
Dhe përfund fare dua të zgjedh fjalët e nobelistit 1957 Albert Camus. Ai që ia dedikoi cmimin e madh brezit të tij:
"Cdo brez, padyshim ndihet i ftuar të reformojë botën. Brezi im e di se nuk do ta reformojë atë, por detyra e tij është mbase më e madhe. Ajo qëndron në parandalimin e botës nga shkatërrimi i vetvetes. Trashëgues i një historie të korruptuar, në të cilën janë të përziera revolucione të dështuara, teknologjia cmendurake, zota të vdekur dhe ideologji të shtjerrura, ku forcat mediokre mund të shkatërrojnë cdo gjë, ku inteligjenca është poshtëruar për t‘u vënë në shërbim të urrejtjes dhe shtypjes, ky brez duke filluar nga mohimi i vet, u desh të rikrijojë , nga brenda dhe nga jashtë, dicka nga ajo që përbën dinjitetin e jetës dhe vdekjes. Në një botë të kërcënuar nga c‘integrimi, në të cilën inkuizitorët tanë të mëdhenj janë në rrezik të krijimit të përjetshëm të mbretërisë së vdekjes, ky brez e di se do të duhet, në një vrap cmendurak kundër orës, të rikthejë në mesin e kombeve një paqe që nuk është servile, të ripajtojë sërish punë e kulturë, të ribëjë për gjithë njerëzit Arkën e Konventë. Ngado që të gjendet ky brez e meriton të përshëndetet dhe inkurajohet, posacërisht aty ku ai sakrifikon veten…"