E Diel, 1 Nëntor 2026

Lind MekLaren MP4-23, Denis: Duam titujt

Shasia e argjendtë e MekLaren MP4-23 dhe buzëqeshja e Luis Hemilton në ditën e 23-vjetorit të lindjes janë imazhet kryesore të prezantimit që u zhvillua dje në muzeun Mercedes-Benz të Shtutgartit. Vetëm 24 orë pas Ferrarit, skuderia anglo-gjermane prezantoi makinën me të cilën do të garojë në sezonin 2008 në F1. Një makinë, që sipas Ron Denis, do ta ndihmojë skuadrën t‘i kthehet lavdisë: "Objektivi ynë në sezonin e ri është fitimi i të dy titujve, si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›