Mediat kundër Rajkard e Dinjos
Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, dhe mesfushori Ronaldinjo janë vënë në qendër të sulmeve mediatike, pas humbjes 1-0 në sfidën "klasike" kundër Realit të Madridit. Katalanët kanë luajtur pa besim dhe mungesa e ideve ishte e dukshme, duke mos mundur të reagojnë pas golit të Baptistës. "Këmbëngulja e Rajkard për t‘u besuar gjithmonë emrave të mëdhenj penalizoi Barçën", shkruante "As". Ndërsa "Sport" citonte: "Ky është Ronaldinjo i vitit 2007: mundohet, por nuk arrin të bëjë asgjë".