E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi: "Reforma, jo pronë e PD-PS"

Duke u ndalur te çështja e sistemit zgjedhor, kreu i grupit kuvendor të PR-së, Arjan Madhi, u shpreh se "republikanët nuk shkelin parimet dhe kërkesat e saj dhe qëndron e vendosur deri në fund për të respektuar të drejtën e konkurrimit për çdo kandidat që do të marrë pjesë në votim". Për sa i përket çështjes së vetos në komision, Madhi u shpreh se "çështja e vetos është një çështje procedurale teknike dhe ajo nuk funksionon në Komisionin e Reformës Zgjedhore". Sipas Madhit, nëse dy partitë e mëdha do të marrin nismën e tyre për të ndryshuar sistemin, më parë duhet të ulen e të bashkëbisedojnë me të gjithë aktorët politikë, pasi sipas tij sistemi ka të bëjë me rregullat e lojës, dhe rregullat e lojës nuk vendosen vetëm nga dy parti të vetme. "Nëse ne do ta gjejmë veten të përjashtuar nga ky proces, ne do të ndjekim rrugën tonë kushtetuese", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›