E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona sot live në Budva

 

Madona, ylli i muzikës pop, sot në mbrëmje do të mbledhë në plazhin e madh në Budva jazz, gjithë fansat e saj të rajonit. 50-vjeçarja, e cila mban kurorën e mbretëreshës së pop-it për më shumë se 25 vjet karrierë muzikore, do jetë e pranishme në një koncert madhështor që do organizohet sot në Mal të Zi, në kuadër të turit të saj botëror. Skena gjigante, ku këngëtarja do të performojë për gati 2 orë produksionet e saj më të reja dhe ndër vite, përgatitur posaçërisht për postarin, tashmë është gati. Në këtë koncert sipas të përditshmeve malazeze, këngëtarja pritet të shoqërohet nga bashkëshorti i saj regjisori Guy Ritchie, me të cilin do të qëndrojë për gati 3 ditë në bregdetin e mrekullueshëm të qytetit turistik. Ndërkohë nga Shqipëria do të mbërrijnë më shumë se 1000 shqiptarë në Budva për të ndjekur nga afër koncertit e mbretëreshës së popit. Turneu i saj botëror "Sticky & Sweet Tours", ndalet në Budva pas disa koncertesh në më shumë se 10 shtete të Evropës si Francë, Gjermani, Angli, Austri, Itali, etj. Më pas, këngëtarja do vazhdojë turin e saj në kontinentin e largët SHBA, Kanada, për të përfunduar më 21 dhjetor 2008 në Sao Paulo, Brazil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›