Maldini, mungon në 23-vjetorin e debutimit
Për shkak të gripit, Paolo Maldini nuk do të luajë në takimin kundër Udinezes, që është edhe 23-vjetori i debutimit si profesionist. Kapiteni legjendar i Milanit është aktivizuar për herë të parë në Serinë A kur ishte vetëm 16 vjeç. Më 20 janar të vitit 1985 ai ka luajtur si zëvendësues, pikërisht në një ndeshje kundër Udinezes. "Maldini (39 vjeç) është i sëmurë dhe nuk do të luajë në festën e 23-vjetorit të debutimit. Do t‘i duhet të presë deri në vitin e ardhshëm", tha me shaka trajneri Ançeloti.