E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat tallen me K. Ronaldon

Gazetat angleze kanë filluar të ironizojnë me gustot e Kristiano Ronaldos për femrat, pasi kanë zbuluar identitetin e një prej prostitutave me të cilat portugezi ka pasur marrëdhënie gjatë një vizite rrufe në Romë. Gazeta "The Sun" ka publikuar dje një intervistë me prostitutën në fjalë, e cila ka treguar gjithçka për raportin me mesfushorin e Mançester Junajtid. Por ky nuk ka qenë qëllimi i këtij reportazhi të veçantë. Në fakt, prostituta në fjalë është etiketuar si e shëmtuar nga ana e autorëve të shkrimit, të cilët kanë ironizuar edhe me faktin që ajo ishte paguar 400 stërlina nga futbollisti portugez. Prostituta ka treguar se lojtari kishte marrë me vete edhe një shokun e tij, ndërsa kishin ftuar edhe një prostitutë tjetër në dhomën e hotelit. Kjo nuk është hera e parë kur shtypi britanik zbulon prapësitë e Kristiano Ronaldos. Katër muaj më parë, gazeta "The Sun" zbuloi se futbollisti kishte "punësuar" katër prostituta për një festë që po organizonte në shtëpinë e tij me lojtarët e rinj të Mançester Junajtid. Ndonëse lojtari nuk u dënua nga klubi, një fat të tillë e pësuan Anderson dhe Nani, të ftuar në këtë festë nga mesfushori portugez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›