E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Kuman izolon Valencian

Valencia po ndërton një mur rrethues në fushën ku stërvitet skuadra në Paterna. Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Kuman është ankuar se ka nevojë për më shumë qetësi kur zhvillon seancat stërvitore. "Duket se çdo ditë po bëj diçka të gabuar", kanë qenë fjalët e trajnerit holandez për këtë çështje. "Por, nëse dal nga makina, ose bëhem gati për t‘u futur në ambientet e stërvitjes, menjëherë kam tetë kamera që më vendosen përpara fytyrës. Gazetarët pothuajse po hyjnë edhe në dhomat e zhveshjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›