E Diel, 1 Nëntor 2026

Porto, Lisandro Lopez qëndron

Porto ka kompletuar blerjen e plotë të kartonit të 24-vjeçarit Lisandro Lopez. Sulmuesi argjentinas luan që prej vitit 2005 për klubin portugez, periudhë kur ai u transferua nga spanjollët e Rasing Santander. Pas huasë, drejtuesit e Portos kanë vendosur ta konfirmojnë futbollistin, duke paguar afro 4 milionë euro për blerjen e gjysmës tjetër të kartonit. Tashmë duket pothuajse e sigurt që Lopez do të qëndrojë në Portugali, pavarësisht se gjatë muajit nëntor ishte përfolur se ai mund të kalonte në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›