Mançini tallet me Botërorin e Klubeve
Trajneri i Interit, Roberto Mançini, nuk ka humbur kohë për të thumbuar rivalët e përjetshëm të Milanit, duke nënvlerësuar Botërorin e Klubeve ku po marrin pjesë kuqezinjtë. Ndonëse presidenti Morati kishte bërë të ditur se do të bënte tifo për Milanin, Mançini nuk është i të njëjtit mendim. "Botëror? Jo, më duket më shumë si ‘Turneu i Miqësisë‘. Kupa Interkontinentale do të ishte shumë më e bukur dhe tërheqëse nëse do të ishte në një ndeshje të vetme. Për kë do të bëj tifo? Unë futbollin e shoh pasi më pëlqen ta bëj një gjë të tillë, por nuk bëj tifo për asnjë skuadër përveç Interit dhe Sampdorias", tha trajneri i Interit.