E Diel, 1 Nëntor 2026

Montoja parashikon vuajtje për Alonson

Ish-piloti i Formula 1, Huan Pablo Montoja, është i bindur se Alonso do ta ketë shumë të vështirë të luftojë për kreun në sezonin e ardhshëm. Ai mendon se skuadra Reno nuk është në nivelin e Ferrarit apo MekLarenit, pasi ka kaluar një sezon shumë të dobët. "Nëse Reno nuk përmirësohet në mënyrë të ndjeshme, mendoj se as Sena nuk do të ishte në gjendje të fitonte me këtë makinë ndaj tani e shoh të pamundur që Alonso të luftojë për kreun. Gjëja më interesante do të jetë të shohim se si MekLaren do të përdorë materialet që ka rrëmbyer nga Ferrari gjatë vitit të kaluar", u shpreh kolumbiani për gazetën spanjolle "Marca".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›