Maradona, një fanellë për Ahmadinexhad
Diego Armando Maradona mbetet një nga personazhet më të çuditshme të futbollit botëror, sidomos për preferencat e tij jashtë fushës së lojës. Legjenda e futbollit argjentinas ka mbajtur premtimin e tij, duke i dhuruar një fanellë presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad. Një javë më parë, Maradona e kishte përgëzuar liderin iranian për luftën kundër SHBA-ve dhe Presidentit Bush, duke i premtuar një fanellë me autograf, edhe pse kjo ngjarje shkaktoi shumë polemika në Argjentinë.