Zidan: Dua të kthehem në botën e futbollit
Zinedin Zidan ka konfirmuar se dëshiron të kthehet përsëri në botën e futbollit, pasi ndjen mungesën e fushës së lojës. "Do të më pëlqente të kthehesha përsëri në futboll, por nuk e di në cilën mënyrë ta bëj një gjë të tillë. Kur ndalesh, është një pauzë e cila të pëlqen, por pas pak kohësh e kupton që të mungon e kaluara. Materaci? Do të kisha dëshiruar të largohesha në një mënyrë tjetër. Por gjithçka ka përfunduar. Mbaroi në atë mënyrë. Do të më mbetet peng për të gjithë jetën", deklaroi Zidan.