E Diel, 1 Nëntor 2026

Shumaher: I gatshëm të ndihmoj F2008

Mihael Shumaher është shprehur i gatshëm të zbresë në pistë për të ndihmuar F2008, që të konsolidohet si makinë. "U nevojit pak kohë për ta vendosur, por tashmë roli im te Ferrari është i qartë: merrem me zhvillimin e makinës, tha kampioni gjerman. Ende nuk kemi vendosur datën kur do të kolaudoj makinën për sezonin e ri. Nëse skuadra do të kishte nevojë, do më pëlqente ta testoja, por jo shumë shpesh. F2008 është një makinë premtuese, edhe pse ky nuk është konfigurimi përfundimtar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›