Master për mësuesi tani edhe në katër universitete në rrethe
Masteri për mësuesi tashmë mund të ndiqet edhe në katër universitetet e tjera të vendit në rrethe. Pavarësisht shqetësimit të ngritur nga drejtuesit e universiteteve në Tiranë për vonesat që po krijohen për nisjen e studimeve master, qeveria, ka miratuar mastera të tjerë për universitetet e rretheve. Këshilli i Ministrave vendosi dje, hapjen e programeve të studimit master i nivelit të parë pranë Universitetit të Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, qeveria ka përcaktuar edhe lëndët në të cilat mund të ndiqen studimet për master të nivelit të parë si dhe diplomat që do të lëshohen në përfundim të tyre.
Gjirokastër
Kështu, në Universitetin “Eqrem Çabej”, në Gjirokastër, masteri për mësuesi do të ndiqet në Fakultetin e Mësuesisë. Në këtë fakultet, masteri i niveli të parë për mësuesi mund të ndiqet në lëndët “Gjuhë-Letërsi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, në lëndën Gjuhë-Letërsi. Gjithashtu, ky master mund të ndiqet edhe në lëndët “Histori-Gjeografi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Histori-Gjeografi. Ndërsa në Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, masteri i nivelit të parë për mësuesi mund të ndiqet në lëndët: “Gjuhë-Letërsi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Gjuhë-Letërsi; Në lëndët “Gjuhë angleze”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Gjuhë angleze.
Elbasan
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, masteri i nivelit të parë për mësuesi do të ndiqet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. Master për mësuesi, në këtë fakultet do të ndiqet në lëndët: “Gjuhë-Letërsi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Gjuhë-Letërsi; Në lëndët “Biologji-Kimi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Biologji-Kimi; Në lëndën “Gjuhë italiane”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Gjuhë italiane; Në lëndën “Gjuhë gjermane”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Gjuhë gjermane; Në lëndën “Gjuhë frënge”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Gjuhë frënge; Në lëndët “Gjuhë angleze”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Gjuhë angleze.
Shkodër
Qeveria ka miratuar një larmi masterash për mësuesi edhe për Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, masteri për mësuesi do të ndiqet në lëndët “Gjuhë-Letërsi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Gjuhë-Letërsi; Në lëndët “Matematikë-Fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Matematikë-Fizikë; Në lëndët “Matematikë-Informatikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Matematikë-Informatikë; Në lëndët “Biologji-Kimi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Biologji-Kimi; Në lëndën “Gjuhë angleze”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndën Gjuhë angleze; Në lëndën “Gjuhë gjermane”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, në mësuesi, në lëndët Gjuhë gjermane. Programet e studimeve master i nivelit të parë në mësuesi për ciklin e lartë bazë realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit. Këto programe studimi do të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
25 Shtator 2008