Mat, Sherr në lokal, plagoset 50-vjeçari
Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me një të plagosur rëndë dje në Klos të rrethit të Matit. Policia lokale njoftoi se rreth orës 14:00, pas një sherri në një lokal mes dy banorëve të qytezë së Klosit, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë. Policia tha se viktima është Nderim Sala, 50 vjeç, ndërsa autor i plagosjes, Alfred Mëziri, 28 vjeç. Të dy personat kanë qenë në një lokal kur kanë shkëmbyer fjalë mes tyre e më pas janë përleshur, duke shkuar deri te përdorimi i armës së ftohtë. Policia arrestoi pak pas kryerjes së krimit 28-vjeçarin Mërizi////// dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.