E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta, "Faji për radhët, i pensionistëve"

Punonjësja e zyrës postare, ndërsa pranon problemet që sjell mungesa e shumë sporteleve, fajëson vetë të moshuarit si shkaktarë të radhëve dhe rrëmujës. Afërdita Abazi, punonjësja e zyrës postare në Patos, thotë se "nuk përballohet i gjithë ky fluks vetëm me një sportel. Ne si zyrë kemi punuar deri në orën 20:00 të mbrëmjes, por nuk mund të përballohet ky numër i madh pensionistësh, as me këtë orar. Janë vetë të moshuarit që nuk respektojnë radhët. Ata e shkaktojnë vetë këtë kaos". Vetëm qyteti i Patosit numëron më shumë se 5500 pensionistë, ndërsa me gjithë rrethanat, numri i pensionistëve i kapërcen 12 mijë. Në shërbim të tyre, për shpërndarjen e pensioneve dhe shpërblimin e fundvitit është vetëm një sportel i filialit të Postës Shqiptare, që nuk përballon dot këtë fluks, ndërkohë që mbartja e shpërndarjes nga dita në ditë ka ngjeshur radhët, duke çuar edhe në rrezik për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›