E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbarojnë certifikatat, refuzohen dymijë kërkesa

Prej afro dy muajsh zyrat e gjendjes civile në bashkitë dhe komunat e Qarkut të Gjirokastrës janë vënë në vështirësi për modelarë të certifikatave. Mungesa e certifikatave u bë më evidente sidomos në dy javët e para të këtij viti, kur përpara zyrave të gjendjes civile u dyndën qindra emigrantë, të cilët u larguan më pas pa u pajisur me këtë dokument, duke u vështirësuar dhe rrezikuar seriozisht për realizimin e procedurave të legalizimit në vendet e emigrimit të tyre. Sipas të dhënave të prefekturës pranë zyrave të gjendjes civile kanë aplikuar për certifikata të paktën 2 mijë shtetas, por për mungesë të modelarëve nga autoritetet e bashkive dhe komunave nuk është lëshuar asnjë dokument i tillë. Burime të Prefekturës së Gjirokastrës bënë të ditur se problem i furnizimit me modelarët e certifikatave është tashmë një problem kombëtar, pasi Ministria e Brendshme nuk u është përgjigjur kërkesave të njësive të qeverisjes vendore të paraqitura qysh në muajt shtator e tetor të vitit 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›