E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet shkolla, se pikon çatia

Mbyllet shkolla e mesme ar
tistike e Gjirokastrës. Nga kontrollet
e Inspektoratit Sanitar
Shtetëror dhe inspektorët e parandalimit
të zjarreve, është vërejtur se
në dy prej klasave të shkollës pikon
çatia dhe mungojnë masat mbrojtëse
nga zjarri. Pas këtyre kontrolleve
është marrë vendimi për mbylljen
e shkollës dhe dje, drejtori i shkollës,
Kujtim Dule, nuk i ka lejuar
nxënësit të hyjnë nëpër klasa. Rreth
65 nxënësit e kësaj shkolle, pas
ndalimit të hyrjes në shkollë, kanë
qëndruar në oborr dhe nuk kanë zhvilluar
asnjë orë mësimi. Vetë nxënësit
ishin të kënaqur nga moszhvillimi i
mësimit, ndërsa mësuesit kanë reaguar
ndryshe, duke e kundërshtuar
mbylljen e shkollës dhe duke e konsideruar
si një veprim të pamotivuar.
Sipas tyre, kushtet e zhvillimit të
mësimit ndonëse nuk janë të përsosura,
nuk e përligjin ndërprerjen e
mësimit. Vetë drejtori i shkollës, Kujtim
Dule, thotë se është viti i tretë që
procesi mësimor zhvillohet në
mjedise të papërshtatshme dhe se
me gjithë insistimin e tij në Drejtorinë
Arsimore dhe në bashkinë e qytetit,
nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›