E Diel, 1 Nëntor 2026

Më gjuhën e video-projeksioneve

"LindArt", në bashkëpunim me "Apollonia European art exhanges" do të prezantojë një përzgjedhje videosh nga artistët e rinj evropianë. Kjo nismë është një projekt shëtitës. Që prej vitit 2005 ka shëtitur Evropën, duke prezantuar të rejat dhe qasjet e artistëve të rinj në skenën e video-artit evropian.

"Apollonia" është një organizatë që është krijuar në Francë në vitin 1998, në bazën e një pune që kishte filluar që më 1994-ën nga Këshilli i Evropës, brenda nismës "Europian Artistic Exhanges". Sot "Apollonia" e përkufizon veten si një platformë bashkëpunimi në fushën e arteve pamore ndërmjet vendeve evropiane, më saktë në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, në Ballkan në vendet që lagen nga deti Baltik dhe Kaukaz. "Apollonia" është një strukturë autonome dhe funksionon në bazë të bashkëpunimeve me partnerë të tjerë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Bashkëpunimi bazohet në suportin e ndërsjellët të këtyre partnerëve. Pjesa më e madhe e projekteve të "Apollonia" janë projekte shëtitëse që prezantojnë dhe ndajnë vlerat e Evropës në publikun evropian.

Pjesë e këtij prezantimi do të jenë dhe përzgjedhja e videove të 10 artistëve të gjeneratës së re bullgare të artit bashkëkohor. Janë gjithsej 11 video në formën e lëvrimit nga reportazhi i thjeshtë te formati i dokumentarit të shkurtër, video instalime me sound dhe forma eksperimentale. Në fakt ka diçka të përbashkët që i lidh të gjitha punët e artistëve, interesi që ata kanë për realitetin dhe fenomenin e përcjelljes nga media globale. Këto punë janë kuruar nga

Krassimir Terziev, ndërsa pjesëmarrës janë artistë si Katia Damianova, Petia Dimitrova, Leda Ekimova, Lazar Lyutakov, Orlin Nedelchev, Anton Terziev, Jelko Terziev, X-TENDO, Nikolay Zanev, Boriana Ventsislavova. Me gjuhën e të rinjve mund të shpjegosh më mirë të tashmen dhe të shkuarën. Në fund të tranzicionit në Bullgari, vendi ka pësuar ndryshime të thella e të shpejta që u kanë dhënë artistëve shumë stimuj të drejtpërdrejtë se çdo eksperimentim formal i qëllimshëm me medium të ndryshëm në aspektin estetik. Të gjitha videot janë të fokusuara në momentin e formimit të domethënies së sistemeve dhe se si ato ndërhyjnë në perceptimet dhe përvojat tona. Grupi "Blins" nga Letonia sjellin një tjetër atmosferë me këto video. Disa nga ata janë të fokusuar në eksperimentimin e vazhdueshëm duke i dhënë rëndësi të veçantë procesit të realizimit në vazhdimësi. Kjo përzgjedhje përfshin punë të krijuara nga viti 2001 deri më 2005-ën, nga 9 autorë. Kuratorja Mara Traumane e ka organizuar atë në tri pjesë që përfshijnë tematikën dhe format e lëvrimit që lidhin punët me njëra-tjetrën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›