Milan, gati për blerjen e Frei
Rinovimi i Milanit do të fillojë nga porta. Gabimi i Didës në derbin me Interin i ka kushtuar shtrenjtë portierit brazilian, i cili mund ta shohë veten në pankinë që në pjesën e dytë të sezonit. Objektivi kryesor i kuqezinjve është gardiani i Fiorentinës, 27-vjeçari Sebastian Frei, i cili shihet nga të gjithë si një prej portierëve më të mirë në qarkullim. Milani duket se është gati të paguajë 15 milionë eurot e kërkuara nga Fiorentina, ndërsa i ofron lojtarit 3 milionë euro në sezon.