E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: E djathta, sa më shpejt koalicioni

 

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, kërkon organizimin e së djathtës përpara hyrjes në zgjedhjet parlamentare, duke realizuar një strategji të qartë larg spontanitetit të momentit. "Në kuadër të bashkëpunimit të së djathtës ne kemi shprehur qëndrimet tona, që në Kongres është koha për të vepruar dhe për të organizuar një bashkëpunim larg spontanitetit të momentit të fundit, e cila duhet ta konsiderojë gjithë përvojën pozitive të këtyre viteve, por dhe fenomenet negative që na kanë shoqëruar. E përsëris se patjetër duhet të përfitojmë nga përvojat më të mira evropiane, si në organizimin e koalicioneve, por dhe të fushatës së ardhshme", theksoi kryerepublikani. Mediu në mbledhjen e kryesisë së PR-së ka insistuar në miratimin e menjëhershëm të Kodit të ri Zgjedhor. "Le t'i kthehemi edhe njëherë asaj se çfarë duhet të bëjmë vetë, asgjë nuk ka vlerë nëse nuk kuptojmë se ç'ndërtojmë tani do të vjelim në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Zgjedhjet e ardhshme janë një konkurrim i hapur politik, i cili kërkon organizim të qartë elektoral dhe vlerësim real se si dhe ku duhet t'i fokusojmë energjitë tona. Kodi Zgjedhor duhet të përfundojë sa më shpejt, sepse përndryshe çdo përgatitje për zgjedhje do të krijonte probleme për zgjedhjet dhe paqartësi për vetë partitë në këtë fazë", deklaroi Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›