MekKlaren: Pranoj edhe Kategorinë e Dytë
Ish-trajneri i përfaqësueses angleze, Stiv MekKlaren, ka bërë të ditur se nuk do ta refuzonte një ofertë nga skuadrat e Kategorisë së Dytë. Pavarësisht dështimit me Kombëtaren, MekKlaren ka qenë mjaft i suksesshëm si trajner i Midëllsbrout, duke e drejtuar atë në fitoren e Kupës Karling dhe finalen e Kupës UEFA. "Puna ime e ardhshme do të ketë padyshim lidhje me personin që do të më kërkojë për skuadrën e tij. Ai duhet të ketë një vizion të qartë dhe të jetë ambicioz. Duhet që kjo të jetë një sfidë e vërtetë për të gjithë. Një gjë e tillë mund të ndodhë jashtë Anglisë, por edhe në Kategorinë e Dytë", deklaroi MekKlaren.