E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxheri: Ronaldo dëshiron të rinovojë

Sulmuesi brazilian Ronaldo dëshiron të kthehet përsëri në fushën e lojës dhe është gati të rinovojë me Milanin pasi të jetë riaftësuar. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit,

Fabiano Farah, i cili ka treguar për mediat braziliane objektivat e sulmuesit. "Ronaldo ka fituar shumë beteja në jetën e tij. Objektivi i tij është të bëjë një fazë të mirë rehabilitimi. Ai është një person që u shkon deri në fund sfidave, është një luftëtari i gatshëm për të filluar betejën e re. Mendoj se Milani po bëhet gati t‘i propozojë rinovimin, një dëshirë të cilën e ka shprehur edhe Galiani", tregoi menaxheri Farah.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›