E Diel, 1 Nëntor 2026

Mema: Tani nuk ka më "të paprekshëm"

Trajneri i Tiranës, Sulejman Mema, ka bërë të qartë se duke filluar nga ndeshja e Kupës me Kastriotin, skuadra do të pësojë ndryshime dhe të gjithë lojtarët do të cilësohen si të barabartë. Pas dorëheqjes së shefit të klubit, Shkëlqim Muça, mbi teknikun bardheblu bie barra e të gjitha vendimeve të rëndësishme për skuadrën. "Që kur kam ardhur unë, po ndodhin gjëra të çuditshme. Masa ndëshkimore? Do të shihni në fushën e lojës. Më mirë të flasim pas mbarimit të sezonit. Kur të mbarojë kampionati besoj se do të ketë largime, nuk mund të largojmë tani lojtarë. Me zor i kemi këta që janë aktualisht. Kastrioti? Është një ndeshje shumë e vështirë për mua. Kërkojmë të rehabilitojmë diçka. Situatë më të keqe se kjo pas Partizanit nuk ka për mua. Ndoshta ju duket se e kam marrë me pak menefregizëm, por brenda nuk jam ashtu, ndihem shumë keq. Madje, tani ndihem edhe më keq pas largimit të Muçës. Kam bindjen se Tirana do ta kalojë shumë shpejt këtë situatë. Ndonjë titullar i përhershëm në bankinë? Besoj se po. Ka ardhur koha të lëvizim", deklaroi dje Mema për albania-sport.com.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›