E Diel, 1 Nëntor 2026

Merret peng një 20-vjeçare

Një 20-vjeçare është marrë peng nga një i njohuri i saj pas një konflikti mes tyre. Policia arrestoi për këtë krim Bledar Zenelin, ndërkohë që ai nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij. Policia e Tiranës tha se gjatë orëve të vona u krye arrestimi i Bledar Shefqet Zenelit, 22 vjeç, banues në Kamzë. Ky person, të dielën rreth orës 13:30, në Kamzë, me automjetin e tij tip "Benz 190", me targë TR2824K, ka marrë me dhunë shtetasen Anduela Zeqir Haspepa, 20 vjeçe, banuese në Kamzë, të cilën e ka mbajtur disa orë kundër vullnetit të saj, duke e kërcënuar me mjete të forta. Sipas policisë, pas ndërhyrjes së uniformave blu u bë i mundur lirimi i 20-vjeçares. Më tej u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për rrëmbim dhe mbajtje peng të personit në rrethana lehtësuese dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›