Rrihet greku, shau shqiptarët
Rrihet inxhinieri grek në Tiranë, dyshohet se shau shqiptarët. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në Tiranë, kur Vasilis Milionis ka qenë duke shkuar në banesën e tij dhe ka rënë pre e dhunës së dy të rinjve shqiptarë. Burimet e policisë së Tiranës bënë të ditur se ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 01:00 të së shtunës, kur Vasilis Milionis ka telefonuar në sallën operative dhe ka deklaruar se ishte rrahur nga dy të rinj. Me t‘u njoftuar, policia ka dërguar grekun e dëmtuar në spital, ndërkohë që në kallëzimin e tij ka thënë se shqiptarët e kishin rrahur për racizëm. Madje, ai shtoi se kjo nuk ishte hera e parë. Policia tha se autorët nuk janë identifikuar, por nga dëshmitë dyshohet se greku i kishte ofenduar ata. Sipas të dhënave, Milionis punon inxhinier në një kompani telefonike në Shqipëri.