Shuster: Nuk flas për titullin
Ndonëse fitorja e Realit të Madridit ndaj Barcelonës në "Kamp Nou" i ka shkëputur madrilenët 7 pikë ndaj ndjekësve, trajneri Shuster mendon se është ende herët për të folur rreth titullit kampion. "Unë i shoh gjërat hap pas hapi, jo çfarë mund të ndodhë pas dy ndeshjeve. Ne po aplikojmë futbollin që na lejon të fitojmë. Jemi në një situatë të favorshme, por titujt fitohen në fund të sezonit, pikërisht aty ku dëshirojmë të paraqitemi në një situatë sa më të mirë të mundshme", u shpreh Shuster.